7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rusia ndotësi më i madh i atmosferës, satelitët zbulojnë rrjedhje masive të metanit

Rekomandime

Pas përfundimit të takimit të liderëve të G20 për klimën, në media u raportua një ndotje masive nga Rusia, gjegjësisht “Gazpromi”. Përkundër takimit dhe dakordimit për uljen e ndotjes, Rusia është njëri nga shtetet që shkakton më së shumti ndotje për shkak të rrjedhjeve të shpeshta që ka nga nafta dhe gazi që nxjerr.

Rrjedha e fundit në një tubacion në pronësi të gjigantit rus të gazit të kontrolluar nga shteti “Gazprom”, nxori një re të madhe metani të fuqishëm të gazit serrë në atmosferë. Mediat ruse nuk e raportuar këtë për shkak të shtypjes që po iu ndodhë nga shteti, por mediat e pavarura ruse cituan gjurmimet satelitore që kapën tymin gjigant që rrodhi në atmosferë.

- Advertisement -

Rreth 164 tonë metrikë metan (CH4) rrjedhën në atmosferë gjatë një ore riparimi në një tubacion në pronësi të gjigantit të gazit të kontrolluar nga shteti “Gazprom” më 5 tetor në rajonin e Nizhny Novgorod afërsisht 400 kilometra në lindje të Moskës, raportojnë mediat e pavarura ruse.

Kjo sasi e CH4 prodhon të njëjtën sasi ngrohjeje si emetimet i CO2 të 8 mijë makinave. Gazprom ka pranuar se rrjedhja ka ndodhur, por tha se emetimet ranë nën kufijtë e qeverisë.

Incidenti tani është një nga pesë rrjedhjet më të mëdha të metanit në 2021 të lidhura me firmat ruse.

- Advertisement -

Rrjedhja pason një tjetër rrjedhje të madhe të vërejtur nga hapësira në republikën e Tatarstanit rreth 600 kilometra në lindje të Moskës. Më 4 qershor, 395 tonë CH4 u liruan në atmosferë në orën e parë të rrjedhjes, treguan të dhënat e Kayrros. Gazprom e pranoi rrjedhjen dy javë pas incidentit.

Deri më tani, gjigandi rus i gazit ka pranuar vetëm pesë rrjedhje metani vetëm në vitin 2021.

- Advertisement -

Rusia raportoi 4 milionë tonë emetime CH4 nga sektori i naftës dhe gazit në vitin 2019, por një raport nga “Novaya Gazeta”, media e pavarur ruse, kohët e fundit vlerësoi se sasia reale mund të ketë qenë dy ose tre herë më e lartë. Vëzhgimi satelitor mund të bëhet një mjet kyç në zbulimin e rrjedhjeve të pazbuluara më parë të metanit në Rusi, thuhet në raport.

Ndërsa efekti ngrohës i metanit është afërsisht 80 herë më i fuqishëm se ai i dioksidit të karbonit (CO2).

Shkencëtarët e OKB-së kanë vënë në dukje shkurtimet globale të emetimeve të metanit si mënyra më efektive për të ngadalësuar trajektoren e ndryshimeve klimatike. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja së fundmi lëshuan një premtim global për metanin që u bën thirrje vendeve të ulin emetimet e metanit me 30% deri në vitin 2030.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit