1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gjykata Speciale pritet të bëjë tronditjen e radhës/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon se kush pritet të arrestohet

Rekomandime

“Kanë arrestuar njerëz vetëm pse i kishin gratë dhe vajzat e mira”

- Advertisement -

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova ditë më parë zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë.

U raportua se kjo vizitë e saj, mund të lidhet me një valë të re të arrestimeve.

Sipas raportimeve po bëhen përgatitjet finale për arrestimin edhe të një numri të madh nga Specialja.

- Advertisement -

Arrestimet e para të këtij grupi mund të fillojnë edhe brenda këtij viti, derisa akuzat ndaj atyre që priten të arrestohen lidhen gjithashtu me pretendime për krime nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Për këtë valë të re të arrestimeve që pritet të ndodh, ka folur ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

- Advertisement -

Miftari tregon detaje se kush mund të jenë të arrestuarit e ardhshëm nga Specialja.

“Të gjithë atyre që u është dorëzuar nga një CD, ose edhe nga dy CD nga Gjykata Speciale në Hagë, që në fakt janë të pyetur dhe hetuar si të dyshuar, nesër mund të përfundojnë në burg pikërisht nga transkriptet që janë të regjistruara me tone dhe video incizimet në CD e tyre dhe në CD e tjerëve që nëse nuk iu kanë dhanë CD me veri, kanë qenë të ftuar si dëshmitarë, por edhe kjo kategori e dëshmitarëve mundet të përfundoj në burg, nëse qëllimisht kanë dhënë të dhëna të rrejshme para hetuesve dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari pohon se dihet se kush do të përfundoj në Hagë edhe pse nuk përmend emra.

“Në përgjithësi dihen dhe i dimë mbi 90% se kush do të përfundoj në burg dhe kujt do t’i bëhet gjykimi, por edhe pse vet kam qenë i ftuar disa herë në Hagë dhe nuk jam i akuzuar, por që më kanë thirrë disa herë, por nuk jam i akuzuar as i dyshuar e as nuk jam dëshmitar së paku jo deri sot,pasi një rol te till nuk e kam dasht unë vet pa u gjykuar edhe krimet edhe kriminelt serb.Si dëshmitar deri sot dhe për shkak të nënshkrimit të ligjit të heshtjes nuk më takon t’i ceku emrat edhe pse i di shumica se kush janë”, thekson ai.

Sipas tij, Gjykata Speciele është Gjykatë profesionale, e drejt dhe neutrale.

“Kjo Gjykatë nuk ngjan fare me Gjykatat lodra e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut. Shumë jam i sigurt se nuk dënohet askush nëse nuk i argumentohet faji. Sa i përket UÇK-së, ajo bëri Iuftë të pastë dhe një ndër luftërat më të pastra që nga Iufta e Dytë Botërore. Krime individuale ka, por janë minimale këto krime që u bën nga profiterët e luftës që keqpërdorin Iuftën për hakmarrje dhe për t’i përmbushur egot e tyre të sëmura. Për shembull ka pas raste kur nga Y komandanti e arrestuan X, vetëm se e ka pas gruan ose vajzën e mirë, ose e kanë zënë para Iuftës tu vjedh dru në mal dhe tani i hakmerret si ‘shumari’”, tregon Miftari.

Ai tregon se, ka pasur raste kur kanë dalur nga burgu, disa njerëz janë kyçur në UÇK, e më pas është bërë epror i lartë në ZKZ.

“Kemi rast kur posa u dal nga burgu serb për v*asje apo për vepra të rënda penale edhe vjedhje, por jo i burgosur politik është kyçur në UÇK dhe është bërë menjëherë epror i lartë, kryesori i ZKZ, Shërbmimi Sekret, vetëm pse ka qenë servil dhe ka marr urdhra nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla… apo i atyre të tjerëve nga Shtabi i Tiranës –Rognerit, që edhe mbajnë përgjegjësinë kryesore të shkeljeve të rregullave të Iuftës që janë bërë në disa raste”, përfundon Naim Miftari.

Ndërkohë, sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë Policisë së Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se “personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”.

Specialja ka selinë jashtë Kosovës dhe i tërë stafi është ndërkombëtar, por ajo funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës, të votuar në parlament.

Si arsye se përse gjykata duhej të ishte jashtë Kosovës ishte dhënë nga një komunikatë e lëshuar në vitin 2016.

“Ka mundësi të frikësimit të dëshmitarëve”, thuhej atëherë.

Kjo për arsye se “bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për faktin se disa nga të dyshuarit, në pjesë të caktuara të shoqërisë kosovare, mund të konsiderohen si Iuftëtarë të lirisë”, thuhej në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit