11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Babai i Agon Musliut tregon çka do të ndërmerr ndaj Albin Kurtit e Arben Vitisë

Rekomandime

Babai i Agon Musliut kërkon drejtësi: Kurtin, Sveçlën e Vitinë do t’i padisim

- Advertisement -

Prindërit e Agon Musliut i cili kishte ndërruar jetë gjatë karantimit në konvikte, sot kanë vënë kurora me lule tek vendi ku ndërroi jetë ai.

Babai i tij, Agon Musliu u shpreh se po e përjetojnë shumë rëndë shuarjen e dajlit të tij e që ende sipas tij nuk është vënë drejtësia në vend. Ai tha se fajtor për rastin janë ish-kryeministri Albin Kurti, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ish-ministri në detyrë i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Jemi në ditën kur djali im po i mbush 8 muaj ndarje nga jeta. Në 26 vjetorin e lindjes dhe 8 mujorin e ndarjes nga jeta me pikëllim të madh kemi përjetuar këtë muaj por mbi të gjitha po përjetojmë pikëllim edhe më të madh ndaj padrejtësisë që po i bëhet djalit tonë. Kuptohet që në fillim kam thënë se padrejtësia bie pikërisht ndaj qeverisë Kurti, Svecla e Vitia, unë për këtë do të kërkoj drejtësi dhe nuk do të ndalem asnjëherë. So të bëjë edhe një padi për kërë. Se pa drejtësisht në mënyrë kundërligjore dhe kundër kushtetuese ka qenë vendosja dhe karantimi ku ndërroi jetë edhe djali im“, tha ai.

- Advertisement -

Po ashtu, ai ka shprehur pakënaqësi për mos pjesmarrjen e tij në komisionin hetimor për rastin e djalit të tij, e që sipas tij deputetët e Vetëvendosjes kishin votuar kundër.

“Edhe në komisionin hetimor mund të vërtetohet se votimi kur votimi kur u bë se a kanë votuar ato deputete të Vetëvendosjes për shkuarjen time në Komisionin hetimor të parlamentit, të gjitha do të thotë kanë votuar kundër që dmth i kam penguar se cka i ka shty ata, ata vetë e dijnë cka dojnë me hesht cka dojnë me mbrojtë ata vetë e dijnë por unë nuk do të ndalem për drejtësinë asnjëherë. Për djalin tim asnjëherë nuk do të ndalem do të bëjë padi sic thashë për këta që po mendoj se Kurti dhe qeveria e tij bënë padrejtësi të madhe e bënë kë të karantinim. Agoni nuk ka qenë për karantinë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit