0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjykatësit federalë në Zvicër “përleshen” para publikut për rastin e një kosovari

Rekomandime

As vëzhguesit e rregullt të gjykimeve nuk kishin parë prej shumë kohësh skena të tilla në Gjykatën Federale. “Mjafton!” – ka thirrur gjykatësi federal Andreas Zünd (PS), i acaruar në mes të ligjëratës së kolegut të tij gjyqtar Thomas Stadelmann (CVP). (Në Zvicër gjykatësit zgjidhen nga partitë e vendit, v.j.).

- Advertisement -

Gjykatësi federal Florence Aubry Girardin (i Gjelbër), gjithashtu i indinjuar dukshëm, i bën thirrje kryetarit të trupit gjykues Hans Georg Seiler (SVP) që ta heshtë gjyqtarin Stadelmann.

Është mëngjesi i së premtes dhe pesë gjyqtarët nga departamenti i dytë i shërbimit publik janë duke negociuar një çështje të ndjeshme, shkruan tages anzeiger. Në fokus është një çift nga Kosova ndërsa pyetja është nëse burri 53-vjeçar që jeton në Zvicër që nga viti 1998, ka të drejtë ta sjellë gruan e tij 50-vjeçare në Zvicër – pas 22 vitesh marrëdhënieje në distancë, transmeton albinfo.ch. Autoritetet e të gjitha instancave në kantonin Vaud kishin refuzuar kërkesën e kosovarit. Për këtë arsye çifti tani e ka apeluar çështjen në gjykatën më të lartë të vendit.

Por në pallatin e gjykatës në Mon Repos (Gjykata Federale) shpejt bëhet e qartë: Ky rast nuk ka të bëjë vetëm me çiftin nga Kosova. Bëhet fjalë për marrëdhëniet midis pushtetit të dytë dhe të tretë të shtetit (autoritetit ligjvënës dhe atij gjyqësor). Gjegjësisht: kush e bën ligjin në Zvicër: Parlamenti dhe elektorati Apo gjykata Federale? Këtë mëngjes – dhe kjo shpjegon konfliktin në sallën e gjyqit – pesë gjyqtarë federale po debatonin publikisht nëse ata në të vërtetë po shqyrtojnë çështje gjyqësore ose po bëjnë politikë.

- Advertisement -

Gjyqtari nga radhët e CVP, Stadelmann nuk mund të ndalej nga ndërhyrjet e gjyqtarëve Zünd dhe Aubry, përcjell albinfo.ch. Ai akuzon kolegët e tij se “në vend që të respektonin ligjin, ata “duan të zbatojnë idetë e tyre të drejtësisë”.

Stadelmann ironizon më tutje se parlamenti dhe populli nuk do të vendosnin më se cilat rregulla zbatohen në Zvicër por këtë do ta bëjë një shumicë prej 3 gjyqtarëve në Gjykatën Federale. Stadelmann është mbështetur nga kolegu i tij Seiler, gjyqtar nga SVP.

- Advertisement -

Por ata mbivotohen nga Zünd (SP), Aubry (i gjelbër) dhe Yves Donzallaz (SVP). Kjo shumicë vendos të kthejë çështjen për rivlerësim tek autoritetet e migracionit, në Kantonin Vaud, transmeton albinfo.ch. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme Federale, Vaudi tashmë nuk ka shumë hapësirë veprimi: autoritetet e kantonit me siguri do të duhet të lejojnë ardhjen e gruas për të jetuar në Zvicër – megjithëse çifti ka humbur të gjitha afatet e parashikuara për bashkim familjar.

Për shumicën e gjyqtarëve, ky vendim rrjedh nga praktika gjyqësore e mëparshme. Në maj të vitit 2018, e njëjta dhomë me pothuajse të njëjtën përbërje (gjithashtu me 3 me 2) pati marrë një vendim tjetër nga ky. Në atë kohë, ajo kishte arritur në përfundimin se personat që kanë lejen e qëndrimit B kanë një të drejtë ligjore për një zgjatje të saj pas rreth 10 vjetësh.

Gjykimi i ri tani bazohet në këtë vendim. Shumica e gjykatësve argumentojnë se nëse ekziston një e drejtë ligjore për një zgjatje për mbajtësit e dokumentit të identitetit B në kushte të caktuara, atëherë ekziston gjithashtu një e drejtë e tij për bashkim familjar, transmeton albinfo.ch. Kjo ndodhë përkundër faktit se ligji shprehet në mënyrë të qartë që bashkimi familjar nuk duhet detyrimisht të aprovohet nga kantonet, por vetëm “mundet”.

Shumica në të dy gjykimet ka argumentuar duke u mbështetur në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), konkretisht në nenin 8. Ai thotë: “Të gjithë kanë të drejtë për respektim të jetës së tyre private dhe familjare”. Gjyqtari Donzallaz (SVP) nuk e ka mohuar që çifti kishte humbur afatet ligjore. Megjithatë, “arsyet e rëndësishme familjare”, sipas tij, do të justifikonin ardhjen e gruas.

Nga ana tjetër, është e padiskutueshme që kosovari po përballet me një fat të rëndë. Në vitin 1998, vetëm disa muaj pas mbërritjes në Zvicër, ai kishte pësuar një aksident të rëndë në punë. Kishte thyer kafkën dhe kishte qenë për disa ditë në gjendje kome, përcjell albinfo.ch Që atëherë ai nuk ka qenë në gjendje të punojë kështu që jeton nga pensioni i invaliditetit (IV) dhe të përfitimet plotësuese (EL). Më vonë atij i janë shfaqur edhe probleme të rënda psikike. Në këtë situatë të vështirë, sipas asaj që argumenton një certifikatë mjekësore, prania dhe ndihma e gruas do të ishte mbështetje për të. Përndryshe 53 vjeçari mund të detyrohet të shkojë së shpejti në shtëpi pleqsh.

Stadelmann dhe Seiler gjithashtu e pranojnë ekzistimin e tragjedisë personale në këtë rast. Prandaj, ata nuk e përjashtojnë as mundësinë që gruaja të mund të vijë në Zvicër, në kuptimin e një përjashtimi që do të bëhej. Por, sipas tyre, para kësaj, autoritetet e Kantonit Vaud duhet që së paku të vërtetojnë nëse edhe kosovari mundet megjithatë të kthehet në Kosovë? Sidoqoftë, shumica e gjyqtarëve as nuk deshën ta merrnin në konsideratë këtë mundësi.

Ata i hodhën poshtë me vendosmëri kritikat se po bënin drejtësi politike. Tre gjyqtarët e mazhorancës akuzojnë dy gjykatësit e mbetur në pakicë se kanë vendosur një kurth për ta, transmeton albinfo.ch. Ata, sipas tyre, kanë kërkuar gjykimin publik në mënyrë që të mund t`i diskreditojnë ata para publikut dhe shtypit.

Seiler ka kritikuar vendimin e shumicës me argumentin se bëhet fjalë për një vendim bazik, i cili më vonë, në praktikën gjyqësore do të mund të merret si precendent që do ta bëjë më të lehtë bashkimin familjar të të huajve në Zvicër

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit