1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Glauk Konjufca rrëfen se si Hashim Thaçi ia punësoi axhen

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë me plot bindje se nuk ka nepotizëm në Qeverinë Kurti 2, ani se kohëve të fundit ishin përfolur shumë familjarë të zyrtarëve qeveritarë që u punësuan në poste të ndryshme në institucione publike.

- Advertisement -

“Numri i ndonjë zyrtari të cilit ti mund t’ia gjesh me nga tri-katër rangje të rendit të largët familjar lidhjet e që fiton në ndonjë konkurs të Kosovës këto kanë qenë gjithmonë të njëjta për nga sasia”.

“E ke një qeveri të pakorruptuar. Nuk ka nepotizëm në kuptimin e ideologjisë në Qeverinë Kurti”.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, foli edhe specifikisht për axhën e tij që është punësuar si këshilltar në ministrinë e Mbrojtjes gjatë kohës sa Lëvizja Vetëvendosje e ka pushtetin.

- Advertisement -

“Axha im është punësuar në qeverinë e Hashim Thaçit në FSK. Tash atë ministri i Mbrojtjes ka dasht me marr këshilltar për shkak se ka qenë në TMK, në UÇK më herët dhe profesor i mbrojtjes kur unë kam qenë fëmijë dhe s’e kam ditur se çka është politika”.

“Unë nuk e punësoj askënd në institucionet e Kosovës. Nëna ime ka punuar në QKUK edhe ke mund të thuash është e punësuar prej qeverisë e ti je në opozitë, por qysh u punësu ajo në QKUK? Babai im ka punuar në parlament edhe shumë anëtarë të familjes punojnë nëpër institucione publike. Shumica e zyrtarëve të opozitës punojnë në institucione publike. Kur unë kam qenë ministër i Punëve të Jashtme nuk kam thon pse e kam drejtor vëllain e shefit të grupit parlamentar të LDK-së? Nuk kam thon. Pse? Nuk mendoj që është nepotizëm”.

- Advertisement -

“A e dini që gruaja ime është kolege me gruan e kryetarit të PDK-së në Universitet? Vëllai im është punësuar në Universitet të Prishtinës gjatë mandatit të Qeverisë Hoti, për shkak se është vlerësuar prej komisionit si njeriu më profesional dhe e ka marrë postin. Janë 300-400 raste të familjarëve të opozitës që punojnë në institucione publike. I njoh shumë prej tyre, por nuk mund t’i fus shabllon në një pako kur në një konkurs dihet që ka intervenuar dikush. Kjo më pas nuk është nepotizëm – është krim”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit