1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Glauk Konjufca pajtohet me kritikën e Abelard Tahirit për ministrat e Qeverisë Kurti

Rekomandime

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se pajtohet me deklaratën e Abelard Tahirit të PDK’së, i cili e quajtur jo serioze mungesën e ministrave të Qeverisë Kurti në seanca.

Pas kësaj deklarate të Tahirit, Konjufca tha se pajtohet me të dhe se ministrat duhet të jenë të pranishëm në seanca.

- Advertisement -

“Po, pajtohna me Abelardin. Nuk është serioze. Duhet të jenë ministrat për besë me i prezantu projektligjet sepse nuk mundemi me punu si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, tha Konjufca.

Më pas, Konjufca njoftoi se Kuvendi do të shkojë në pauzë për 20 minuta, derisa, siç tha, Qeveria të bëhet më serioze.

“Shkojmë me një pauzë 20 minuta, derisa qeveria të bëhet pak më serioze”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit