1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Grabitja e shekullit në Britani: Kush janë dy shqiptarët që arritën të vjedhin 62 milionë euro

Rekomandime

Dy emigrantët shqiptarë Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj, janë ‘truri’ i vjedhjes së shekullit në Angli. Vjedhja e 53 milionë paundëve apo e mbi 62 milionë eurove, shënon vjedhjen më të madhe që ka ndodhur në shtetin anglez.

- Advertisement -

Në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit të vitit 2006, kishte ndodhur grabitja më e madhe në histori të Anglisë.

Banditët, të maskuar si policë anglezë, morën peng menaxherin e ‘Securitas Depot’ në Ton Brixh, distrikti i Kentit, Dikson (52 vjeç) dhe familjen e tij.  ‘Securitas Depot’ shërbente si magazinë parash kesh për të furnizuar sportelet e bankave dhe automatet ATM të shpërndarjes së parave.

Në këtë depo gjendej një sasi prej 203 milionë stërlinash para të thata. Duke përdorur  menaxherin Dikson tashmë peng të tyre, banda dhe të maskuar si policë, hynë në depon super të sigurt.

- Advertisement -

Hajdutët ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikov model ASH 82, prodhim shqiptar. Ata neutralizuan 14 rojat e armatosura të depozitës. Ndonëse e mbushën plot një kamion ‘Renault’, një veturë ‘Volvo’ dhe një ‘Vectra’, banditët arritën të merrnin vetëm 53 milionë stërlina duke lënë në depo 150 milionë stërlina të tjera, sepse kamioni kishte kapacitet vetëm 7,5 tonë.

Për të ngarkuar veturat, hajdutët përdorën karroca supermarketi dhe një lefterak me kapacitet të vogël.

- Advertisement -

Shqiptarët kishin role kyçe në organizimin e vjedhjes së shekullit.

Ermir Hysenaj, i punësuar në ‘Securitas Depot’, e ndihmoi bandën me filmime dhe skica të mjediseve të depos, ku ruheshin paratë, si edhe me të dhëna të tjera për sistemet e sigurisë, të mbrojtjes dhe të dhënies së alarmit në rast vjedhjeje. Informacioni i tij për muret rrethuese 4 metra të larta, për pengesat me tel me gjemba, për grilat dhe pengesat kundër-makinë me çelik special me lidhje titani si edhe për sistemin e kamerave me qark të mbyllur, kishin shumë rëndësi për realizimin me sukses të grabitjes.

Goditja e shekullit u planifikua deri në detajet më të imta për gjatë një periudhe prej 18 muajsh.

Tropojani Jetmir Buçpapa, mori pjesë aktive në grabitjen me armë. Madje, kur policia angleze tentoi të ndalonte ‘Volkswagen-in Bitells’, ku ishin ngarkuar 1,3 milion stërlina nga totali i 53 milionë stërlinave të vjedhura, ai u përpoq të ikte. Forcat speciale të policisë angleze e ndaluan makinën vetëm pasi shpuan gomat me breshëri plumbash.

Pas shumë kërkimesh thuajse të gjithë pjesëtarët e bandës u kapën nga policia angleze, por jo të gjithë. U gjetën miliona stërlina në vende të ndryshme si makina, shtëpi, garazhe, parukeri etj., të përdorura nga banditët si vende të sigurta strehimi.

Bucpapa u burgos për 30 vjet, por deri më tani 30 milionë sterlina, nga paratë e vjedhura, ende nuk janë gjetur.

Më poshtë keni një përmbledhje nga kjo vjedhje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit