1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Grenell flet për televizionin amerikan pak para takimit Kosovë-Serbi: Ka një mesazh

Rekomandime

I dërguari i Posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell edhe një herë e ka komentuar takimin e 27 qershorit që pritet të ndodhë mes dy palëve në Shtëpinë e Bardhë, teksa shtoi se diplomacia amerikane është e interesuar të zgjidh çështjet ekonomike.

Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për Televizionin Newsmax, derisa tha se disa të ashtuquajtur ekspertë kanë shtyer dy vendet vetëm në çështje politike.

- Advertisement -

Ne vendosëm që të përfshihemi sepse ka pasur një histori të gjatë me shumë eksperë, të ashtuquajtur ekspertë, të cilët i kanë shtyrë vetëm në probleme politike, duke injoruar ato ekonomike”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se të rinjtë në Kosovë e Serbi kanë nevojë për punë dhe shpresë, siç e theksoi Grenell.

Kur kam diskutuar për problemet e të rinjve në Kosovë dhe komunitetit të biznesit, po ashtu edhe në Serbi, ka qenë e qartë se dëshironin zhvillim të ekonomisë, kanë dashur punë të reja, kanë dashur shpresë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndër të tjera në këtë intervistë diplomati ka folur edhe rreth marrëveshjeve të arritura për linjën ajrore, të cilën e ka quajtur historike duke thënë se u nënshkrua për herë të parë pas 21 viteve.

Kujtojmë se pala kosovare e përfaqësuar nga Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Avdullah Hoti, të shtunën e kësaj jave pritet të takohen në Washington me atë serbe, Aleksandar Vucicin e Ana Brnabicin.

- Advertisement -

Kjo tregon përfshirje më të madhe të SHBA’së në zgjidhjen e problemit mes dy vendeve si dhe rikthim në tavolinën e dialogut, pas më shumë se dy viteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit