5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Grenell i reagon mbështetësit të Kurtit i cili tha se Amerika s’duhet të përzihet në punët e brendshme në Kosovë

Rekomandime

Ish-emisari i presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një shkrimi në Twitter, i ka reaguar Admir Mollës, një shqiptar që jeton në New York e me të cilin kryeministri Kurti bisedon për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Grenell tha se mbështetësi kryesor i kryeministrit të Kosvoës në Amerikë, kritikoi dhe ofendoi SHBA’në.

Gjithashtu, Grenell ia kujtoi Mollës se taksapaguesit e SHBA’së paguajnë trupat amerikane që qëndrojnë në Kosovë.

“Mbështetësi kryesor i Kurtit në SHBA ofendon SHBA’në. Ia kujtoj Admir Mollës se taksapaguesit e SHBA’së paguajnë që trupat amerikane të qëndrojnë në Kosovë”, shkroi Grenell.

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ditë më parë ka thënë se SHBA-ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti. Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion njëetnik.

- Advertisement -

E pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Admir Molla, i cili është pjesë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që nga publikimet në rrjete sociale shihet që ka kontakte dhe afërsi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Molla ka udhëzuar Ambasadorin Kosnett që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

“Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar Molla.

Molla thotë se kjo çështje shkon përtej kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Kosnett. Ai thotë se në shoqërinë kosovare  ndryshe vlerësohesh nëse e ke emrin Andreë dhe ndryshe nëse e ke Admir.

Këtë reagim, tashmë të shlyer, Molla e kishte bërë pas deklaratës së diplomatit amerikan Konsett, se Kosova e ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Kurti më 22 mars të këtij viti ka zhvilluar edhe një takim virtual me Mollën, me të cilin kanë biseduar për rolin që shqiptaro-amerikanët do ta kenë në qeverinë e re dhe për atë se si do të thellohen raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë në shumë postime, Molla nuk e fsheh simpatinë e tij për Albin Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit