1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Grenell nuk ndahet nga serbët – nesër do të jetë me ta si pjesë e fushatës “Serbët me Trumpin 2020” në Vinkonsin

Rekomandime

I dërguari special i presidentit të ShBA-ve Trump, Grenell ka vazhduar shoqërimin dhe qëndrimin me komunitetin serb në ShBA si pjesë e fushatës dhe ndikimit që votat serbe të shkojnë për presidentin aktual.

Kështu përderisa ai ditë më parë ishte pjesë e një ceremonie fetare ortodokse të serbëve, të njëjtën hj do ta bëj edhe njëherë në Vinkonsin nesër, njofton “Informer”.

- Advertisement -

Grenell sipas faqes në rrjetin social facebook “Serbët për Trumpin 2020” do të jetë pjesë e organizimit të bashkësisë serbe në Vinkonsin, ku do ketë tubim të serbëve që mbështesin republikanët e këtij rrethi dhe përmes tubimeve private organizojnë darka dhe grumbullojnë mjete për fushatën.

Në afishen lidhur me këtë aktivitet thuhet se Grenell përsëri do të vizitoj bashkësinë serbe në Vinkonsin, si pjesë e aktiviteteve në iniciativën e serbëve në ShBA “Serbët për Trumpin 2020”.

Ai ka qenë në këtë lokalitete edhe tri ditë më herët si pjesë e mbështetjes për fushatën e Tarmpi përkatësisht iniciativën e serbëve për Trumpin.

- Advertisement -

Iniciativa pritet të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme thonë organizatorët, ndërsa me 28 tetor ata do kenë nderin të kenë mysafir ambasadorin Grenell, ku do marrin pjesë republikanë, figura publike edhe simpatizues të tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit