15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Nënkryetari i VV’së mohon se ka marrëveshje me LDK’në

Rekomandime

Nënkryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Besnik Bislimi, thotë se nuk akoma nuk ka marrëveshje dhe se ka vetëm përafrime me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë ditës vazhdimisht është raportuar se marrëveshja mes LDK’së e LVV’së tashmë mund të jetë arritur dhe se diçka e tillë pritet të konfirmohet shumë shpejt.

Bislimi në Facebook ka shkruar se të gjithë janë spekulime dhe larg të vërtetës.

“Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë “këta”: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja “burime” janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës. Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej”, ka shkruar nënkryetari i Vetëvendosjes, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Zyrtarisht është thënë se ka vetëm lëvizje, por akoma do të vazhdojnë negociatat përmes takimeve të dy liderëve, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit