3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Grenell vs ‘The New York Times’: Përplasja e radhës, përsëri Thaçi

Rekomandime

Emisari amerikan Richard Grenell i cili është i përzgjedhuri i Trumpit për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar përsëri gazetës së njohur ‘The New York Times’, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

‘The New York Times’ e ka ngatërruar emrin e Presidentit serb Aleksandar Vucic me atë të Hashim Thaçit, dhe Grenell ka reaguar edhe ndaj saj.

“Pas një storie katastrofike të NYT të mbushur me gabime nga Patrick Kingsley, tani kjo?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

E përditshmja amerikane ka shkruar se Shtëpia e Bardhë ka planifikuar që të bëhet nikoqire e një takimi ndërmjet Presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës. Por sipas ‘The New York Times’ lideri i Serbisë është akuzuar për krime lufte.

- Advertisement -

Kujtojmë që Grenell, përmes një shkrimi në Twitter i ka reaguar gazetës ‘The New York Times’ edhe para pak ditësh. ‘The New York Times’ pati një shkrim ku thoshte se Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar t’i priste presidentin e Serbisë, dhe atë të Kosovës, të shtunën. Pastaj, udhëheqësi i Kosovës u akuzua për krime lufte.

“SHBA’ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”, titullohet artikulli i të përditshmes njujorkeze, rreth takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte planifikuar për 27 qershor, në Uashington.

- Advertisement -

Një iniciativë e ndërmjetësuar nga Amerika për ta stabilizuar Ballkanin, që administrata e presidentit Donald Trump shpresonte se do t’i jepte shkëlqim kredencialeve të saj të politikës së jashtme në një vit zgjedhor, është shtyrë, të enjten, pasi ndaj njërit prej pjesëmarrësve kryesorë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u paralajmërua aktakuzë për krime lufte, shkruan ‘The New York Times’.

Derisa Grenell u përgjigj duke thënë se ka shumë gabime rreth kësaj cështje, dhe kjo nuk është cudi sepse reporter asnjëherë nuk ka folur me të.

Grenell gjithashtu sqaroi se qasja e dialogut kishte të bëjë gjithmonë vetëm me ekonomi dhe se asnjëherë nuk është aluduar në një ‘fitore të shpejtë’.

“Shumë gabime rreth kësaj cështje. Nuk cuditem… reporteri asnjëherë nuk ka biseduar me mua. Qëllimi ynë gjithmonë kishte të bëjë me vende pune dhe ekonomi. Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një narrativë e mediave totalisht e gabuar dhe pa asnjë fakt), shkroi Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit