7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kush është zëvendësministri i Veliut, ish-doganier që kishte rrahur një person në parking

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten ka emëruar disa zëvendësministra, e në mesin e tyre edhe nje person që muaj më parë ka kërcënuar një punëtor parkingu me armë zjarri, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kryeministri Hoti të enjten ka emëruar gjithsej 22 zëvendësministra, që vijnë kryesisht nga Nisma, komunitetet dhe nga radhët e LDK’së.

Mirëpo, jo të gjithë këta zëvendësministra janë pa probleme me ligjin.

Është Yildiray Bayram, i cili u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga radhët e minoritetit turk, e që nuk po del të jetë i pastër nga drejtësia e Kosovës.

- Advertisement -

Gazeta Metro mëson se Yildiary Bayram, gjatë punës së tij si zyrtar i Doganës se Kosovës kishte kërcënuar me armë zjarri një punëtor në parkingun prapa Pallatit të Rinisë natën e 25 dhjetorit te vitit 2018, kur Dogana kishte organizuar ndejën e fundvitit për punëtorë.

Ish-zyrtari i Doganave të Kosovës Bayrami, tash i emruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Hoti, kishte qenë në gjendje të dehur kur kishte kanosur me armë punëtorin e parkingut prapa Patllatit të Rinisë në dhjetorin e vitit 2018.

- Advertisement -

Ndërsa, atë natë njësitë policore të stacionit Qendra e kishin shoqëruar të dyshuarin në stacion. Atij i ishte konfiskuar arma me të cilën dyshohet se ëshë kryer kanosja.

Derisa Bayram ishte suspenduar menjeherë nga pozita e tij në Doganat e Kosovës, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Republikës së Kosovës, Adriatik Stavileci për Gazetën Metro.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se, zyrtari Ylldiry Bayram është i suspenduar me vendimin e datës 27.12.2018 ( vendimi nr.protokoli 01/560/2018) pasi qe ndaj zyrtarit ka filluar procedura penale nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Kanosje dhe ngasje nën ndikim te alkoolit”. Lidhur me procedurën penale përkatësisht epilogun e këtij rasti deri me tani Dogana e Kosovës nuk ka pranuar ndonjë informate zyrtare nga Gjykata Themelore Prishtine. Ndërsa lidhur me shkeljen e Kodit të Kodit të Mirësjelljes përkatësisht shkeljen ( nga pika 16 e Aneksit 1 kategoria 2 te UA 16/2016 Për Procedurë Disiplinorë ) Manipulim i pakujdesshëm me mjete mbrojtëse apo armë, qe nuk është me pajtueshmëri me procedurat, me rrezik për dëmtim trupor te vetes apo të tjerëve, Dogana e Kosovës ka kryer procedurën disiplinore, me ç’rast Komisioni Disiplinor me vendimin me nr. prot 06/15568 datë 06.11.2019 konform nenit 5, paragrafi b, e Udhëzimit Administrativ për Procedure Disiplinore nr. 16/2015, ndaj zyrtarit në fjalë ka shqiptuar masën disiplinore : · “degradim nga pozita OD 2 , në pozitën OD1 duke përfshirë edhe transferim në një pozite tjetër dhe pa të drejte ri-konkurrimi për avancim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve “, Vendim ky i ratifikuar me vendimin me nr. prot. 1302/1 19.12.2019. me datë 19.06.2020 zyrtari Yldiray Bayram ka bëre kërkese për Pezullimin e përkohshëm të të drejtave dhe detyrave nga marrëdhënia së punës, bazuar në nenin 41 pika 1.2 e Ligjit të Punës 03/L-212 , me rastin e emërimit si Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, kërkese kjo e cila nuk është shqyrtuar ende nga Drejtori i Përgjithshëm .”,tha ai.

Nysret Azemi, deshmitari i rastit edhe pasi që kishin kaluar tetë muaj, siç thotë ai në klank, nuk ishte marrë fare në pyetje nga prokuroria e rastit por vetëm nga policia.

I kontaktuar nga Gazeta Metro, ai ka thënë se nuk është fare në dijeni se çfarë ka ndodhur me rastin.

Ndërsa ende nuk dihet se cili është verdikti i kësaj ngjarje që mund të kishte përfundim tragjik.

E rastin e kishte marrë përsipër prokurorja Merita Lumezi. E kontaktuara nga Gazeta Metro, prokurorja Lumezi nuk ka qene e qasshme.

Vlen të theksohet se Lidhja Demokratike e Kosovës, me të marrë drejtimin e qeverisë, kishte thënë se në marrëveshjet me partnerët e koalicionit kanë pasur ujdi që në kabinetin qeveritar të mos kenë persona që kanë probleme me ligjin.

Ndërsa nuk dihet ende se a do të marrë ndonjë veprim kryeministri Hoti në lidhje me rastin në fjalë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit