18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës dhe humbje të kontrollit

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë derisa ka njoftuar se gjatë ditës së sotme se 44 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 22 që deri më sot ishin të infektuar janë shëruar, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në këtë njoftim ky institute tutje paralajmëron përkeqësim të situatës dhe humbje të kontrollit meqenëse nuk po respektohen masat mbrojtëse.

“Këta numra të këtyre ditëve flasin shumëçka. Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht” , thuhet më tej në kumtesë.

Tutje IKSHPK ka bërë apel për qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse për shkak se mosrespektimi i tyre po shkakton përhapje të koronavirusit.

- Advertisement -

“Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit