3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gruaja e ish-futbollistit që vdiq sot: I kërkuam ndihmë Ronaldos, na dha një fanellë të djersitur dhe iku

Rekomandime

Gruaja e Fernando Ricksen, i cili ndërroi sot, kishte zbuluar muaj më parë se Cristiano Ronaldo ishte treguar shumë gjakftohtë, kur familja e holandezit kishin kërkuar ndihmë nga ylli portugez i futbollit. Veronica zbulon se “CR7” ua kishte dhuruar vetëm një fanellë të djersitur dhe ishte larguar

- Advertisement -

Gruaja e ish-futbollistit holandez, Fernando Ricksen, i cili ndërroi jetë pas betejës së gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike, e ka zbuluar një prapaskenë të dhimbshme.

Veronika kishte zbuluar se familja e të ndjerit kishin kërkuar nga Cristiano Ronaldo që t’i ndihmonte financiarisht pasi nuk po ia dilnin vetë t’i përballonin shpenzimet, por që ylli portugez ishte treguar mjaft gjakftohtë.

“Ai na dha një fanellë të djersitur dhe u largua”, kishte treguar muaj më parë ajo.

- Advertisement -

Ish-futbollisti i Glasgoë Rangers, Fortuna Dusseldorf, AZ Alkmaar e Zenit St. Petersburg po vuante nga kjo sëmundje e rëndë nga tetori i vitit 2013.

Për gjashtë vjet, ai luftoi për vete dhe për t’i ndihmuar të tjerët me të njëjtin problem, duke e hapur një fondacion, ku mblodhi 41 mijë tifozë për një ndeshje bamirëse, ku u grumbulluan afro 340 mijë euro.

- Advertisement -

Mbrojtësi i krahut të djathtë i kaloi gjashtë sezone me Rangers, duke luajtur mbi 180 ndeshje për klubin, pasi iu bashkua nga AZ Alkmaari në vitin 2000.

Ai i fitoi dy tituj qysh në sezonin e tij të parë, e në të tretin e fitoi tripletën vendore.

Gjatë kohës së tij në Skoci, ai i fitoi trofetë e Premiershipit Skoces dhe Kupën e Ligës së Skocisë nga tri herë, si dhe dy herë Kupën e Skocisë.

Ai u emërua kapiten i klubit në janar të vitit 2005, pasi Stefan Klos e pësoi një lëndim serioz.

Ricksen i shënoi nëntë gola si mbrojtës dhe e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.

Ricksen i bëri gjithsej 12 paraqitje për ekipin kombëtar, katër prej të cilave ishin ndeshje me karakter garues – në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit