Një australiane ka vrapuar drejt flakëve për të shpëtuar një koala që po digjej. Një video e bërë virale në mediat sociale tregon gruan që rrezikon jetën e saj për të shpëtuar koalën e djegur.
Koala po qëndronte në një pemë në rrugët pyjet e përfshira nga flakët në Long Flat, Neë South Wales, para se të merrej nga gruaja, e identifikuar si Toni.
Koala dëgjohet duke qanë në video ndërsa mbështillet me këmishën e gruas. Më pas ajo vendoset në një batanije dhe i jepet ujë.
Toni tha për mediat se do kujdesej vetë për kafshën e dëmtuar nga zjarri dhe e dërgoi në spitalin Port Macquarie Koala Hospital.