12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gruaja hidhet nga aeroplani, me parashutë, për ditëlindjen e saj të 100-të (VIDEO)

Rekomandime

Një grua nga Florida e festoi ditëlindjen e saj të 100-të duke provuar diçka të re – u hodh nga aeroplani.

Raymonde Sullivan, e cila shërbeu në vijën e parë të frontit si infermiere në Luftën e Dytë Botërore, u ngjit në qiell dhe u gjuajt së bashku me parashutë për herë të parë për të festuar ditëlindjen e saj të 100-të.

- Advertisement -

“Kurrë nuk e kam provuar dhe kam bërë shumë gjëra në 100 vjet, kështu që mendova se duhet t’i bëj sa të mundem”, tha Sullivan për WPTV, transmeton Klan Kosova. “Është e frikshme, do të thosha se është”.

Sullivan shtoi se vendosi që hera e saj e parë që hedhja me parashutë të ishte gjithashtu e fundit.

Pasi u kthye në tokë, Sullivan festoi ditëlindjen e saj me miqtë dhe familjen në The Castle në Fort Pierce.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit