9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kurti pas darkës me Vuçiqin: S’distancohet nga Millosheviqi as nga Putini, ka edhe sjellje të çrregullta

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për RTK-në pas takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në periferi të Berlinit të ndërmjetësuar nga emisari sllovak, Miroslav Lajcak, e të iniciuar nga shefi i Qeverisë Gjermane, Olaf Scholz.

Kurti ka thënë se qëndrimet e Vuçiqit janë të vjetra, se presidenti serb nuk distancohet as nga Millosheviqi e as nga Vladimir Putin, e pos këtyre, kryeministri Kurti ka thënë se Vuçiq ka edhe sjellje të çrregullta.

- Advertisement -

” Qëndrimet e fqinjit tonë verior janë të vjetra, dhe unë normalisht që kërkova marrëveshje ligjerisht të obligueshme, që normalizon raportet e që e ka njohjen reciproke në qendër, mirëpo në këtë aspekt s’ka përparim. S’ka distancim nga Millosheviqi, s’ka distancim nga Putini, e përveç qëndrimeve të vjetra, ka edhe çrregullime në sjellje do të thosha”, ka thënë Kurti për RTK’në.

I pyetur rreth mundësisë së një takimi tjetër me Vucicin në Bruksel, Kurti ka thënë se ai varet nga ajo se si do të shkojnë diskutimet në takimin e kryenegociatorëve, Besnik Bislimit e Petkovicit.

“Mund të ketë takim, varësisht se si shkojnë negociatat më 13 maj”

- Advertisement -

Kurti ka thënë se qëndrimet janë të vjetra dhe si rezultat s’mund të ketë marrëveshje të re me qëndrime te vjetra.

- Advertisement -

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar e ka kuptuar që Serbia duhet të ndryshojë qe të kete një marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit