-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gruan nga Drenasi e largoi burri nga shtëpia me dy djemtë e sëmurë, tash jeton në kasolle

Rekomandime

Xhemile Akrashtica jeton në Gllobar të Komunës së Drenasit, u bënë thirrje ta ndihmojnë që të bëhet me shtëpi.

- Advertisement -

Ajo tregon se burri e largoi nga shtëpia dhe tani jeton me dy fëmijë në një shtëpi që nuk i plotëson kushtet për banim, sidomos jo në stinën e dimrit.

“Unë jetoj në këtë shtëpi. Kjo është e ftohtë. Jetoj me këta dy fëmijë. Burri më ka thënë: Dil shko kah të duash. Qe 6 vjet unë jam këtu”, ka deklaruar Xhemilja në një rrëfim për Reporteri.net.

Ajo thotë se nuk e di si do ta kaloj dimrin në këtë shtëpi.

- Advertisement -

“Unë nuk di qysh me jetu në këtë shtëpi. E ftofhtë. Beso, e sëmurë jam prej tensionit. Kush ka mundësi me na ndihmu, falemnderit shumë. Me këta dy djem jam duke jetuar. Këta me punu nuk munden. Edhe besa po më ndihmojnë mua se jam e sëmurë prej kokës. Prej zemrës është sëmurë(djali i madh), nuk mundet me punu. Të voglit i ka hyrë xhami në këmbë. Qysh jemi duke jetuar ne, mos zot më keq” rrëfehet Xhemilja.

Gruaja nga Drenica thotë se e ka tokën, dhe se ndihmë i duhet vetëm për shtëpinë

- Advertisement -

“Dëshira jem është, kush është bamirës, për një shtëpi. Edhe kush e sheh këtë emision, kush ka rahmet me na ndihmu, falemnderit prej tyre. Na tokën e kemi, na jemi në nevojë me na ndihmu dikush për shtëpi.

Sqarim: Familja nuk ka telefon, për ndihma mund të drejtoheni tek personi që e lajmëroi rastin: Meti Shala – 045 543 600

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit