1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Grurin e Serbisë që përmes Kosovës shitet në Shqipëri, serbët e përdorin vetëm për kafshë”

Rekomandime

Një lloj mielli serb i rezervave të shtetit të atjeshme i magazinuar prej vitesh po importohet nga Kosova në Shqipëri dhe po përhapet masivisht tek ne për shkak të çmimit të ulët. Aktualisht ai ka zënë gati 50% të tregut të prodhimit të bukës në Shqipëri, sipas të dhënave. Buka është ende ushqim bazë në Shqipëri, pasi konsumi për person në ditë llogaritet në rreth 300 gramë.

Bëhet fjalë për miell pa fortifikimet minimale ushqimore. Fortifikimi i miellit nënkupton një nivel të caktuar proteinash në miell. Mielli serb për të cilin po flasim që hyn në Shqipëri nga Kosova ka një nivel proteinash 7 përqind, kur norma minimale e pranueshme është 12-13 përqind. 10,5% proteinë është për kafshët.

- Advertisement -

Adi Haxhiymeri nga Fabrika Bloja thotë:

“Po të shkosh në Serbi, diferenca nga mielli në grurë, kushdo që të shkojë të blejë, është 10 euro, që duhet të jetë minimumi 100 euro, sepse është puna, ambalazhi, himja etj. Kjo ka bërë që të pastrohen gjithë magazinat e Serbisë, gjithë rezervat e Serbisë, nuk ka ngelur grurë mizerabël pa hyrë nga atje dhe të vetmet shtete ku ato po ecin fort, sepse të gjitha të tjerat reaguan, janë Bosnja, Kosova dhe Shqipëria”.

Greqia, edhe Maqedonia, edhe Mali i Zi, e kanë ndaluar tashmë këtë lloj mielli duke konkluduar se ai e cënon rëndë sigurinë ushqimore të popullatës.

- Advertisement -

Por veç problemeve shëndetësore tek konsumatori, industria shqiptare e përpunimit të miellit është në kolaps.

Të gjendur në një situatë të vështirë për të mbuluar humbjet që po krijojnë importet e lira, importuesit shqiptarë kanë nisur të përshtaten. Ata vit pas viti kanë ulur importet e drithërave nga Italia, Spanja dhe Rusia dhe kanë nisur të furnizohen nga Serbia.

- Advertisement -

Në vitin 2016, Serbia ishte furnizuesi më i madh i tregut të Shqipërisë me drithëra.

Aktualisht Serbia dhe Rusia furnizojnë mbi 86% të tregut shqiptar me drithëra, me çmime dy herë më të lira se vendet e tjera partnere që kanë 14% të tregut.

Një ton grurë nga Serbia kushton, sipas të dhënave nga INSTAT 206 euro, ndërsa nga Rusia është 188 euro. Një ton grurë nga Italia kushtoi 666 euro dhe nga Spanja 756 euro mesatarisht për 2016.

Tregtarët e Kosovës e importojnë këtë miell si “lëndë e parë për blegtori” nga Serbia me tarifa dhe taksa zero. E bluajnë në fabrikat e Kosovës dhe më pas e eksportojnë në Shqipëri. Pra jo vetëm e blejnë lirë grurin nga Serbia, por fitojnë edhe në taksa, pasi nuk paguajnë TVSH. Në këtë mënyrë, ky miell hyn shumë herë më lirë se importet e këtij produkti nga vendet e tjera. Duke qenë se kjo manovër u shtri gati në tre vite, mielli serb ka pushtuar tashmë tregun.

Një paketim miell në një thes 20 kilogramë në tregun me pakicë të Kukësit kushton 500 lekë më lirë se në Tiranë. Ndaj shumë tregtarë, pasi kanë pikasur këtë diferencë, furnizohen në qytetin verilindor, duke e çuar miellin pa standarde të Serbisë deri në Jug të vendit.

Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se “kompania Devolli, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve”.

Sipas Vocit, gruri që Devollët importojnë nga Serbia është i rezervave serbe shtetërore, pa vlera ushqyese dhe vetë serbët e përdorin vetëm për kafshë. Sipas tij krimi është i shumëfishtë. Padyshim që Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët. Ai shton se Devollët e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurde. Por, kjo ndodh sepse Devollët po e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kur në treg kushton 23-25 cent.

Ata po blejnë nga rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është shumë i vjetër dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore”, tregon Misini dhe shpjegon se importin ‘Dogana e Kosovës’ e konsideron si ushqim për kafshë, sepse ai në fakt i tillë është.

Duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore. Por problemi është se këtë grurë për kafshë po e hanë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit