Gufon Vulin ca: Nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë, as se njohim Kosovën

0
98

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar të mërkurën se Serbia nuk do të vendosim sanksione Rusisë, siç kishin paralajmëruar disa se do të ndodhte sipas tij pas zgjedhjeve në Serbi.

Vulin në televizionin serb Tv Pink të mërkurën gjeti një temë për t’u ankuar dhe tha se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë siç ishte spekuluar se do të ndodhte pas zgjedhjeve në Serbi. Ja bëri si ja bëri dhe e gjeti të ndërlidhë disi edhe Kosovën.

“Edhe pas marrëveshjes së Brukselit të 2012’s, çdo ditë flisnin se do të njohim Kosovën e Metohinë. Aleksandar Vucic nuk e bëri këtë, dhe njejtë vlen edhe për sanksionet e Rusisë” tha Vulin.

Vulin paralajmëroi edhe fjalimin e sotëm ofendues të shefit të tij presidentit serb Vucic që sot talli dhe përqeshi kryeministrin Kurti dhe presidentin malazez Djukanovic për deklaratat e tyre për armatosjen e Serbisë me sistemet kundërajrore kineze.