1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hajnat e bëjnë qyI banesën e famiIjes Mustafa, vjedhin gjysmë kg stoIi ari dhe 7 mijë euro

Rekomandime

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në banesën e familjes Mustafa në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë, ku hajnat kanë vjedhur para e gjësende në vlerë prej mijëra euro.

- Advertisement -

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronarja e shtëpisë, e cila ka raportuar se hajnat kanë vjedhur hiç më pak se gjysmë kilogrami stoli ari, si dhe para të gatshme në vlerë të rreth 7 mijë eurove.

Mësohet se bazuar në dëshminë e saj, të dhënë para hetuesve, hajnat kanë “avulluar” edhe një armë zjarri, që e gjetën në shtëpi dhe i takon të birit të saj.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

- Advertisement -

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

*Foto:Ilustrim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit