Deputeti i Vetëvendosjes dhe zyrtari i kësaj partie, Haki Abazi ka krahasuar Albin Kurtin me ish-kryeministrin serb, Gjingjiq.
Sipas tij, Kurti po e bën ndryshimin në Kosovë, sikurse Zoran Gjingjiq dikur në Serbi.
“Ne kemi një situatë, nëse ju kujtohet, kur ishte Gjingjiqi kryeministër i Serbisë, edhe bëri një lëvizje drejt shkëputjes nga agjenda e Serbisë së vjetër, drejt një bashkëpunimi shumë më intensiv me Gjermaninë. Çfarë ndodhi? U vra kryeministri Gjingjiq nga vetë serbët, u eliminua për të mbetur tek agjenda e vjetër, agjenda ruse, e nëntokës së Ballkanit…Unë besoj që me ndryshimin në Kosovë, jo vetëm pse është votuar për Vetëvendosjen, por është i njëjti sentiment, sikurse kur filloi çkapja e shtetit si në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai në emisionin “DPT te Fidani” në T7.