2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haki Abazi nuk mendon si Kurti: Pa presidentin Rugova, s’do të ishte gjallë Kosova

Rekomandime

Albin Kurti, lideri VV’së njihet si një nga personat anti-rugovë, por jo edhe njerëzit përreth tij, si Haki Abazi që para një viti kishte deklaruar se pa presidentin Rugova, s’do të ishte gjallë Kosova, shkruan Gazeta Metro.

Me datën 2 dhjetor të vitit 2018, Abazi kishte shkruar për Ibrahim Rugova, presidentin historik të Kosovës, se është meritori për shtetin e Kosovës.

“Po të mos kishte lindur Rugova, vështirë që sot do të ishte Kosova”, shkruan kandidati nga Ferizaj.

- Advertisement -


Për Abazin, ashtu si për fanatikët më të mëdhenj të LDK’së, del se Ibrahim Rugova ishte në fakt ati themeltar i Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Kurti as pas presioneve të mëdha publike që ta vizitonte varrin e të ndjerit, nuk e ka bërë një gjë të tillë. Madje, këtë e ka arsyetuar në formë qesharake me fjalët “po më thonë vizitoje, prandaj nuk do ta vizitoj.”

Por, qëndrimi i Abazit që në këto zgjedhje mban numrin 8 në listën e VV’së, është i pashembullt në partinë e tij.

- Advertisement -

Abazi ndryshe njihet për afërsinë e madhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe para se të anëtarësohej në VV ai kishte diskutuar gjatë për mundësinë e anëtarësimit në këtë parti.

Nuk dihet se si do ta pres një gjë të tillë elektorati i Vetëvendosjes, pjesa më e madhe e të cilëve, kanë të njëjtin qëndrim si lideri i tyre në lidhje me figurën e Rugovës./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit