-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Hakmarrja e Thaçit”, Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë

Rekomandime

“Nga kjo garë e pakuptimtë mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, përkatësisht mos koordinimi mes kryeministrit dhe presidentit, Kosova mund të ketë pasoja të pa rikuperueshme në planin ndërkombëtar. Politika e Jashtme është pasqyra reale e një shteti në arenën ndërkombëtare. Përderisa liderët shtetëror të Kosovës vazhdojnë të mohojnë njëri-tjetrin në takimet ndërkombëtare, politika e hegjemoniste e Serbisë do të avancoj me hapa të mëdhenj drejt cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Onine”.

Analisti politik, Florim Zeqa e ka gjykuar ashpër mënyrën se si kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, e injoroi kërkesën e Kryeministrit Albin Kurti, për një takim paraprak konsultativ për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

- Advertisement -

Zeqa thotë se përveç inateve personale që ka zbardhur ky injorim i ftesës së Kurtit nga Thaçi, i ka qitur një hije shumë të keqe edhe shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Florim Zeqa

Edhe përkundër ftesës zyrtare (letrës) të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit drejtuar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, jo vetëm që nuk ndodhi një takim i tillë, ndodhi ndarja dhe ç’akordimi akoma më i madh i lidershipit kosovar në përfaqësimin e jashtëm ndërkombëtar.

Mos shkuarja e përbashkët dhe prezantimi ndaras i liderëve shtetëror të Kosovës në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, përveç imazhit të keq për Kosovën, i dëshmoi ndarjet në qëndrime që kanë krerët e lartë shtetëror dhe mos dakordimin për temat madhore për vendin. Sado që mund të ketë qenë dinjitoz prezantimi i parë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një konferencën ndërkombëtare, siç ishte Konferenca për Siguri në Munih të Gjermanisë pas zgjedhjes në krye të Qeverisë, mos shkuarja bashkë në takim dhe mos prezenca e kryeministrit të vendit në aktin e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të rëndësishme për vendin, paraqet shqetësim të madh për rrezikun e arritjes edhe të marrëveshjes finale me Serbinë pa prezencën e kreut të ekzekutivit”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Onine”.

- Advertisement -

Sipas tij, edhe pse në Mynih morën pjesë një numër i mjaftueshëm i anëtarëve të kabinetit qeveritar, po shihet qartë dominimi padrejtësisht i Hashim Thaçit, i cili edhe mori pjesë personalisht në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të fundit me Serbinë.

Edhe përkundër faktit se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përveç presidentit Hashim Thaçi, morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dy marrëveshjet u nënshkruan në Munih pa njohurinë e kryeministrit dhe dijeninë e qeverisë dhe ekzekutivit janë sinjal i keq për Kosovën në fazën finale të dialogut me Serbinë.

- Advertisement -

Anashkalimi i Qeverisë, Albin Kurtit, dhe Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmanit, nga ana e dy ambasadorëve amerikan, Grenell dhe Kosnett pas formimit të institucioneve të reja të shtetit dhe mbështetja e njëanshme e presidentit Thaçi është akt i pa precedan politik.

Ky është një paralajmërim dhe fakt i pamohueshëm se administrata e Trumpit mund të përkrahë edhe ndryshimin e kufijve të Kosovës, pa pyetur fare institucionet e saj.

Avancimi i idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës ka ngjallë apetite për ndryshim të kufijve edhe në vende të tjera të Ballkanit, por njëkohësisht ka shkaktuar shqetësim dhe frikë të arsyeshme në Berlin dhe Bruksel, për rrezikun e konflikteve të reja ndëretnike në Ballkan dhe jo vetëm”, shton Zeqa për “Kosova Sot Online thotë .

Analisti Zeqa shprehë shqetësimin se injorimi që presidenti Thaçi i bëri kryeministrit të ri, Albin Kurti është produkt në radhë të parë i inateve personale dhe hakmarrjes për refuzimin e ftesave të Thaçit që i kishte bërë Kurti në fazën konsultative për konstituimin e institucioneve të reja të shtetit, dëmi gjithsesi do të jetë serioz për shtetin e Kosovës.

Nga kjo garë e pakuptimtë mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, përkatësisht mos koordinimi mes kryeministrit dhe presidentit, Kosova mund të ketë pasoja të pa rikuperueshme në planin ndërkombëtar.

Politika e Jashtme është pasqyra reale e një shteti në arenën ndërkombëtare. Përderisa liderët shtetëror të Kosovës vazhdojnë të mohojnë njëri-tjetrin në takimet ndërkombëtare, politika e hegjemoniste e Serbisë do të avancoj me hapa të mëdhenj drejt cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Onine”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit