1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hamiti: Kryeministri ka rënë në grackën e Serbisë

Rekomandime

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, thotë se kryeministri Albin Kurti ka rënë në grackën e Serbisë.

- Advertisement -

Sipas tij, kushtet që i listoi sot Kurti për themelimin e Asociacionit do të duhej të vendoseshin në bisedimet me Serbinë në kuadër të procesit të dialogut.

“Këto kushte duhet t’i kishte vendosur në biseda me Serbinë, në kuadër të dialogut, i cili është pezulluar për një kohë, për fajin e madh të Serbisë, por edhe për faktin tjetër që kjo qeveri, ky kryeministër ka rënë në grackën e Serbisë, e cila ka qenë e interesuar të mos vazhdoj dialogu”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Hamiti shtoi se Asociacioni duhet formuar konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra pa kompetenca ekzekutive dhe që nuk e prek Kushtetutën.

- Advertisement -

“Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së, dhe ky është qëndrimi i drejtë”, ka deklaruar ai.

Hamiti tha se me kushtet që i përmendi sot, kryeministri Kurti në njëfarë mënyre deklaroi se e pranon themelimin e Asociacionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit