6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haradinaj: AAK ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën Vjosa Osmanit

Rekomandime

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se AAK-ja ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën Vjosa Osmanit për këtë post.

- Advertisement -

Haradinaj në Pressing të T7 ka thënë se i frikësohet situatave kur Osmani duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.

“Përvoja ime në politikë dhe në shumë procese m’i ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pasë rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I frikësohem situatave kur zonja Osmani, siç ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.

Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajednicës”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që partia e tij të mos e ndihmojë zgjedhjen e Osmanit presidente.

“Për mua është e mjaftushme të mos ndihmojë në situata të tilla, që AAK-ja të mos ndihmojë në zgjedhjen e presidentit nëse nuk e kemi vërtetu ose verifiku në situata të caktuara të marrjes së vendimeve”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit