2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Haradinaj e godet Kurtin për shkarkimin e drejtorit të doganave dhe Mendim Rugovën

Rekomandime

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që të shkarkohen të gjithë koordinatorët nacionalë. Po ashtu, është hapur konkurs p ër drejtor të Doganës. E ndaj këtyre vendimeve ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Një ndër të shkarkuarit është edhe Mendim Rugova, i cili ika pasur postin e koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

- Advertisement -

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sot e kanë pësuar dy profesionistë.

Ai thotë se Mendim Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, nuk ishte në atë pozitë për shkak të babait, por për shkak të profesionalizmit.

Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova.

- Advertisement -

Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj ia kishte zgjatur mandatin drejtorit të Doganës.

- Advertisement -

Bahri Berishës edhe për tre vjet.

Haradinaj e zgjati mandatin e Berishës, ndonëse sipas Kodit Doganor të Kosovës, për pozitën e drejtorit të Doganës duhet të shpallet konkursi nga Ministria e Financave.

Por, Ministria e Financave, e udhëhequr nga Besnik Bislimi, sot ka shpallur konkurs për drejtor të Doganës.

Berisha u zgjodh në krye të Doganës në shkurt të vitit 2017.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit