Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi është i zoti për të mbijetuar në politikë .
Sipas Haradinajt, ai dhe Thaçi nuk i kanë kriteret e njëjta, gjatë rrugëtimit të tyre politik.
“Thaçi është shumë ma i zoti me mbijetu. Ai në
atë kohë pat pranu me u ba Zëvendëskryeministër, Ministër i Jashtëm edhe është diçka e rrallë që i ndodhë një politikani. Nuk i kemi krejtësisht kriteret e njëjta të rrugëtimit tonë”, ka thënë Haradinaj për Reporteri.net.
Për veten, ish-kryeministri Haradinaj deklaron se e ka të rëndësishme të kthehet me angazhim të plotë nga partia e tij.
“ Vlerësimi im për me ju kthy partisë, për rëndësinë që ka partia. AAK është një subjekt politik tashmë i qëndrueshëm në vend. Kemi një rritje, jam kthy partisë me i siguru një rritje të re. Nuk ka qenë çështje e negocimit me mu, me aleancën çështja e presidentit”, ka deklaruar Haradinaj.