-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj: I kuptueshëm frustrimi i Ramës, ia prisha planin serbomadh

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se e kupton frustrimin e tij pasi ia ka prishur planin serbomadh.

Rama ka thënë se “Haradinaj me paturpësi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit”, derisa ka kritikuar vendimin e Haradinajt rreth taksës.

- Advertisement -

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tutje uron që Kurti të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës.

- Advertisement -

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje.

Të tjerat janë tashmë histori”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit