24.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Keqpërdorimet me shit-blerje të tokave: Bleu arin 10 centë në Malishevë, e shiti për 25 euro

Rekomandime

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim me shit-blerje të tokës në zonën ekonomike të Malishevës.

- Advertisement -

Njihet si zona ekonomike e komunës së Malishevës. E brenda kësaj hapësire, janë 90 hektarë tokë.

Një pjesë nga kjo tokë e kishte privatizuar në vitin 2007, biznesmeni Ahmet Rrahmani.

Për një ari tokë të privatizuar nga AKP-ja, Rrahmani, sipas dyshimeve të prokurorisë speaciale, e pagoi 10 centë.

- Advertisement -

Kurse e shiti më pas 25 euro.

Gjithë ky proces i privatizimit, të tokës së shtetit dyshohet se nuk kaloi fare përmes Kuvendit Komunal të Malishevës.

- Advertisement -

Për këtë arsye nisen hetimet nga Prokuroia Speciale, ndaj udhëheqësve të Komunës së Malishevës, ish ministrit të Tregtisë, dhe disa zyrtarëve komunal.

E më pas u ngritë aktakuzë ndaj ish ministrit të Tregtisë, Bajram Hasanit, kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarit të tij, Hajdin Berishës, Bekim Krasniqi e Malë Krasniqi që janë zyrtarë të kadastrës në Malishevë, të cilëve po ashtu iu rëndojnë akuza e keqpërdorimit të detyrës dhe autoritet zyrtar. Nazmi Kafexhollit, që është drejtor në Ministrinë e Bujqësisë, po ashtu akuzohet për diçka të tillë.

T7 gjatë ditës ka provuar të kontaktoj me secilin prej zyrtarëve të përfshirë në aktakuzë.

Asnjëri prej tyre nuk kanë qënë nepër zyrat e tyre as nuk janë lajmëruar në telefon.

Në vendin e punës nuk ishin edhe zyrtarët e kadastrit të cilët akuzohet, madje aty nuk ishte as drejtori i gjeodezisë Bashkim Krasniqi.

E të vetmet që kthyen përgjigjeje për këtë temë ishin zyra për komunikim e kësaj komune, po edhe ata nuk kishin njohuri për çështjen.

I vetmi që është deklaruar për T7 është biznesmeni Ahmet Rrahmani, që privatizoi tokën.

Rrahmani tregon se sa e bleu dhe e shiti tokën privatizuar.

Edhe pse jo zyrtarisht televizioni mëson se rastin në prokurori e kanë ngritur asamblistët e VV-së në komunën e Malishevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit