12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Haradinaj: Liburn Aliu është baba i korrupsionit, duhet të tregoj argat i kujt është

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke ndërtimit të Terpocentralit “Kosova e Re”, dhe gazin amerikan, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar çdo mundësi që e ka pas Kosova për të ardhur te një investim i ri.

Haradinaj ka thënë se kriza ekonomike ishte e paralajmëruar dhe pyetja shtrohet se “ku i kanë pas mend këta”. Sipas tij, Kurti po qon miliona çdo ditë në Serbi duke blerë energjinë elektrike, ndërsa me Kosovën e Re, Kosova do të ishte faktor në rajon.

- Advertisement -

“Këta njerëz e kanë pamundësuar gjendjen e fondeve për Kosovën e Re dhe qëllimi ka qenë të mbesim pa energji. Kurti nuk ka pas vetëdije kur e ka kundërshtuar ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, pasi thoshte se dëshiron ta na shes energjinë me 86 euro megavatin, e tash blen me mbi 625 euro, paratë po shkojnë në Serbi. A ia kemi pas borxh Kurtit me qëndruar në terr dhe mos ta pranojë investimet mbi 1 milard dollarë”, tha ai në ATV.
Sipas tij, kjo qeveri tash i kanë thënë jo edhe gazit amerikan i cili është kundër gazit rus, i cili sjelli krizën energjetike.

“Nepotizmi, punësimi familjaret, qëndrimet në dialog, të gjitha po shihen. Pozicioni për energjinë i Qeverisë Kurti, po tregon se këta po e shkatërrojnë vendin. Kurti dhe VV çdo mundësi që e ka pas Kosova për të ardhur te një investim i ri e ka kundërshtuar”, tha ai.

Ai ka thënë se Kurti duhet të tregojë pse ka refuzuar këto dy projekte.

- Advertisement -

“Të tregoj a e ka shti rusi, serbi apo mafia energjetike”, tha ai.

Sipas tij, Liburn Aliu është baba i korrupsionit dhe tenderëve në Kosovë, pasi paratë e rrymës në veri do të duhej të investojë në rrugën për Deçan-Plavë. Haradinaj ka thënë se Aliu duhet të tregojë “Argat i kujt është”.
“Po i them banorëve të Malit të Zi se djali i tyre, nuk e di a është i tyre, Albin Kurti po e ndal rrugën Deçan-Plavë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit