Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj pamjeve të tmerrshme nga qendra e vaksinimit në Prishtinë, ku është shkaktuar tollovi e madhe si pasojë e mosorganizimit të duhur.
Reagime të shumta kanë ardhur që nga mëngjesi ndaj këtyre pamjeve. Ramush Haradinaj ka bërë lutje që të mos trajtohen qytetarët e Kosovës në këtë mënyrë.
Ai shkruan:
Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjjen e secilit.
Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!
RH