7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haradinaj tregon nëse do bashkëpunojë me Vetëvendosjen për referendumin e bashkimit me Shqipërinë

Rekomandime

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherit edhe kryesues i listës së kandidatëve të deputet të këtij subjekti politik, ka thënë se kërkesa e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk është kalkulim politik.

Haradinaj, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se nuk e di nëse subjekti opozitar ka hequr dorë nga një ide e këtillë.

- Advertisement -

Nuk e di, ndoshta kanë hjekë dorë prej kësaj.

Nuk ka të bëjë me një kalkulim të këtillë. Unë po du me qenë real edhe para qytetarëve edhe para aleatëve”, ka deklaruar ai.

Përveç tjerash, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se është i hapur të bashkëpunojë me këdo që të zgjidhë çështjen e presidentit.

- Advertisement -

Ai e ka sqaruar edhe më shumë çështjen e referendumit të bashkimit kombëtar me Shqipërinë, teksa ka thënë se kjo ide aktivizohet vetëm në rast se nuk do i ofrohet mbështetja e duhur Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit