20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

“NISMA e pashpresë”, sondazhi i fundit: Partia e Limajt nuk i merr as 1.5% të votave

Rekomandime

Një sondazh i realizuar së fundmi nga “Riinvest” ia shuan shpresat e kalimit të pragut Nisma’s Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Sipas këtij sondazhi partia e Limaj del se do të arrijë vetëm 1.4 për qind të votave. Ndërkohë Limaj shprehet se partia e tij do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve edhe pse të gjitha matjet e opinionit publik thonë se Nisma nuk do të arrijë ta kalojë pragun zgjedhor.

- Advertisement -

Sondazhi e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.

E treta sipas këtij sondazhi është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.5 për qind.

- Advertisement -

Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Muja tash është futur në garë për deputet, në listën e LVV-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit