3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Harta zyrtare / Zbulohet plani i Titos, si do t’i bashkohej Shqipëria, Jugosllavisë

Rekomandime

Nga Ben Andoni

- Advertisement -

Jo pak qytetarë të ish-Federatës tashmë kanë nostalgji për Jugosllavinë, pasi e konsiderojnë se kanë jetuar më të lumtur dhe më të sigurt, ndërsa shumë të tjerë besojnë se Jugosllavia ishte një krijim artificial, citohet media sllave.

Por pak nga këta e marrin me mend se si do të ishte fati i Jugosllavisë pasi pak shans ka pasur publiku për të njohur planin e vërtetë të Josip Broz Titos. Disa historianë besojnë se Tito donte një Jugosllavi edhe më të madhe sesa është thënë, e më të fuqishme, e cila nuk do ishte vetëm një fuqi rajonale, por një e tillë edhe në mbarë botën.

Federata Ballkanike, skema e Beogradit për të përfshirë edhe Shqipërinë në Jugosllavi madje edhe Bullgarinë, tani mund të duket qesharake, por në atë kohë ajo gati u bë realitet.

- Advertisement -

Përpjekjet kishin filluar herët, madje që para Iuftës, kurse në plenumin e jashtëzakonshëm të Beratit, Enver Hoxha do vihesh me shpatulla pas muri nga emisarët jugosllavë dhe përkrahësit e tyre gjoja për pozicionin e tij ndaj Ballit Kombëtar, por që në fakt synonte një qëllim tjetër…
Ishte koha kur emisarët jugosllavë po e tepronin por përpjekjet për ta futur plotësisht nën sqetull Partinë Komuniste Shqiptare dhe Hoxhën po bëheshin realisht cinike. Ndërkohë parulla për Konfederatën Ballkanike po zinte vend në retorikën e udhëheqjes serbe dhe shërbeu si taktikë edhe për qëllimin final: përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi.
Ndërkohë deri vonë me Hoxhën do të luajnë me kartën e Kosovës dhe vetëzgjedhjen e saj. Historiania Sabrina Ramet për Blicin serb do të thotë se Jugosllavia nën Titon ka kërkuar për të krijuar një Jugosllavinë integrale, e cila do të përfshinte zonën përreth kufirit të Jugosllavisë: Greqi, Thrakë, Shqipërinë, Bullgarinë, por së paku edhe një pjesë të Karinthias austriake, si dhe të gjithë provincën italiane të Friuli Venezia Giulia.
Në mesin e mbështetësve të irredentizmit jugosllav ishin madje edhe monarkistët dhe republikanët qysh në epokën para krijimit të Jugosllavisë në vitin 1918. Sabina Ramet gjithashtu i referohet deklaratës së politikanit Svetozar Pribæeviæ që pohonte se Jugosllavia duhet të shtrihet “nga lumi Soca deri në Selanik”.

Ndoshta gjërat më të çuditshme në këtë hartë janë territoret e listuara si pjesë e Jugosllavisë, ku bëjnë pjesë edhe Bullgaria dhe Shqipëria. Megjithatë, nga historiania serbe thuhet se: lëvizja politike Zveno në Bullgari mbështeti idenë e përfshirjes së Bullgarisë dhe Shqipërisë të shtetit të përbashkët të sllavëve të Jugut. Lëvizja Zveno ka marrë pjesë në grushtin e shtetit në Bullgari në vitin 1934.
Ata kërkuan një aleancë me Francën, si edhe përfshirjen e Bullgarisë në Jugosllavi. Edhe qeveria britanike gjatë Iuftës së Dytë Botërore ka mbështetur idenë e krijimit të një Jugosllavie të Madhe në përgjigje të aderimit të Bullgarisë tek Fuqitë e Boshtit. Pas Iuftës së Dytë Botërore, Jugosllavia e Titos njoftoi se zotëronte të drejtat për Triesten dhe të gjithë Karýncinë, duke përfshirë Karinthian austriake.

- Advertisement -

“Ne e kemi shpëtuar Karinthian, por kushtet ndërkombëtare ishin të tilla që ne duhet ta linim përkohësisht. Karinthia është e jona dhe ne do të Iuftojmë për të”, ka dërguar mesazh Tito në administratën e vet. Por në fakt teoritë jugosllave çalojnë, pasi në vitet 1944-1955 faktori sovjetik vendos në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Rumani, Jugosllavi etj.
BRSS ka në terren, madje në shumicën e vendeve, përveç Shqipërisë, njësitë e Ushtrisë së Kuqe, kurse vendet e çliruara prej tyre gati administroheshin nga komandat ushtarake sovjetike. Ndërkohë që në vendet ish-pjesëmarrëse të “Boshtit” si në Bullgari, Hungari dhe Rumani në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të aleatëve, përfaqësuesit sovjetikë, kanë dorë të lirë për gjithçka.
Në një dokument “Tepër sekret”, dokumenti nr. 1, datë 10 janar 1944 me titull “Promemorie flasin kaq shumë në Perëndim. Prandaj, linja jonë për këtë problem duhet të mbetet negative. Ideatori i ndryshimeve ekonomike jugosllave Kardel në një raport të titulluar: “Për situatën politike në Jugosllavi” do të shprehej: “Për sa i përket perspektivës, ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë”.
Ai shpjegon hapat që duhet të ndiqen me Shqipërinë dhe pse nuk janë pjekur momentet për bashkim, por flitet për Paktin për Ndihmën Reciproke, “i cili mund të nënshkruhet brenda një kohe të shkurtër”.

Do kalojnë kohë dhe viti 1946 u bë viti i krijimit formal të bashkëpunimit Jugosllavi – Shqipëri, pasi u nënshkrua Traktati për Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat 20 vjeçar, duke shtuar këtu edhe mundësinë e zgjatjes automatikisht për pesë vjet, nëse do kishte performancë të mirë. Shqipëria gjatë vitit 1946 do të lidhë 21 marrëveshje, ndërsa viti pasardhës, 1947, u pasua nga marrëveshje të tjera.

Shqipëria e vogël e dërrmuar nga Iufta do ishte ndërmjet dy kalkulimeve të llogaritura me kujdes nga jugosllavët: të shkonte në konfederatë ose bashkim me Jugosllavinë. Të dyja një minus i madh për vendin. Për fat po vinte viti 1948, kur marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë do të do të merrnin të çarën e madhe. Vendin e Jugosllavisë në botën komuniste e zuri Bullgaria, ndërsa Shqipëria i ishte nënshtruar plotësisht kontrollit komunist të Krahut Lindor në Moskë.
Për fat historia do ta ndihë Shqipërinë, pasi krijimi në shtator 1947 i Byrosë Informative, e në janar të vitit 1949 formimi i KNER, do t’i përshpallte etapat e reja për krijimin e bllokut sovjetik dhe si rrjedhojë edhe kurs tjetër për Shqipërinë. Për fat, tashmë sigurohej krejt shmangia nga rreziku sllav dhe ëndrra e Titos për të bërë konfederatën ballkanike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit