1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Partitë politike nuk po japin plane për zgjidhjen e problemit të ndotjes

Rekomandime

Luan Hasanaj, drejtues i organizatës Let’s Do It Kosova, ka thënë se Kosova vazhdon të përballet me probleme të shumta siç janë ndotja e tokës, e ajrit, mbeturinat dhe deponitë ilegale.

- Advertisement -

Hasanaj në RTK ka deklaruar se deponitë ilegale krijohen nga një grup i qytetarëve që ndikojnë në ndotjen e ambientit.

Ai ka thënë se gjendja e deponive legale është e keqe ngase ato nuk trajtohen siç duhet.“Partitë politike nuk po japin ndonjë plan se çka duhet të ndërmarrin kur të vijnë në pushtet për ndotjen e ambientit.

Kemi shembuj nga shtetet e Bashkimit Evropian sesi duhet të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë Hasanaj i Let’s Do it Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit