1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hasani: Kurti me të drejtë donte ta ndërronte Ligjin për Zgjedhje

Rekomandime

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka komentuar propozimin e ndryshimit për Ligjin për Zgjedhje që e bëri kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të votohej presidenti i ri i vendit.

- Advertisement -

Hasani tha se Kurti me të drejtë donte ta ndërronte këtë ligj, pasi sipas tij është i padrejtë.

“Me plot të drejtë ai donte ta ndërronte ligjin se ishte i padrejtë, ligjin që i ndalonte njerëzit që janë me vendim, se ishte absurd. Por ajo nuk mund të bëhet me ligje të zakonshëm duhet me amendament. Nëse nuk ndërrohet sistemi zgjedhor e kisha precizuar mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duke caktuar afate sa ditë mund të pritet fituesi dhe sa ditë kalon me automatizëm te tjetri, te i dyti, te cilido tjetër”, tha Hasani, në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit