10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Portieri i Kosovës preket nga koronavirusi, humb përballjen ndaj Greqisë

Rekomandime

Portieri Visar Bekaj preket nga koronavirusi.

Lajmin e ka dhënë pasditen e sotme menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili zbulon se portieri ka rezultuar pozitiv në testet e kryera paraditen e sotme, sipas protokollit të miratuar nga UEFA e FIFA.

- Advertisement -

Gardiani që vesh fanellën e Tiranës në Kategorinë Superiore, është në gjendje të mirë shëndetësore, por është vendosur menjëherë në izolim dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Challandes për ndeshjen me Greqinë.

Shpresat te Kosova janë që Bekaj të dalë negativ në tamponin e radhës, në mënyrë që të mund të grumbullohet për sfidën ndaj Spanjës më 8 shtator, megjithatë edhe kjo duket thuajse e pamundur 4 ditë para ndeshjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit