1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hasani: Plani i LDK-së dhe Thacit, e prishin sistemin kushtetues

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në sinkron me presidentin Hashim Thaçi ka ndërmarrë veprime shtesë të hënën, në funksion të formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës nuk është paraparë të jetë subjekti fitues i zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Një ndryshim i këtillë i praktikës për formim të organeve qendrore, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e prish sistemin kushtetues kosovar.

- Advertisement -

Një ditë më parë kreu i shtetit ka paralajmëruar se në javën që tashmë ka nisur do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë “për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit”.

Kësaj ia ka shtuar deklarimin se masa e reciprocitetit kundër Serbisë, e vendosur nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, duhet të bjerë, raporton KOHA.

Në kërkesën e kreut të shtetit ka reflektuar menjëherë LDK-ja.

- Advertisement -

Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie, pas një takimi që ka pasur të hënën me Kryesinë e ngushtë të këtij subjekti politik, ka thënë se hapi i parë i një qeverie të drejtuar nga LDK-ja do të ishte heqja e reciprocitetit.

Ai edhe ka konfirmuar se partia është e gatshme ta drejtojë Qeverinë, sapo kreu i shtetit t’ia ofrojë asaj mundësinë për ta propozuar mandatarin.

- Advertisement -

Ai ka rikujtuar se tashmë e ka “aminin” e të gjitha organeve të partisë për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me Nismën Socialdemokrate, me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe me partitë e komuniteteve pakicë, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe (LS).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit