6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Nga dje, Kosova ka më shumë raste të të prekurve me coronavirus se sa Shqipëria

Rekomandime

Kosova ishte në mesin e vendeve të fundit në rajon që fillojë të shënojë raste me virusin i cili tashmë është shpërndarë në gjithë botën. Por, nga dita e djeshme, në Kosovë zyrtarisht janë shënuar më shumë raste se sa në Shqipëri.

Në Kosovë dje u shënuan 37 raste të reja me virusin corona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 598 gjithësje, ndërsa në Shqipëri, tani kemi 584 të prekur me këtë virus.

- Advertisement -

Në Shqipëri, krahasuar me Kosovën, rastet e para filluan të identifikohen disa ditë më parë, dhe kishte frikë se ato mund të shtohen me shpejtësi, duke pasur parasysh faktin se shumë qytetarë të këtij vendi jetojnë në Italinë fqinje, dhe lëvizjen e qytetarëve me këtë shtet ishin të mëdha.

Derisa vendi nuk mbylli kufijtë, llogaritej se mesatarisht brenda një dite, nga Italia në Shqipëri hynin rreth 7 mijë qytetarë. Por, siç duket, frika nga përhapja e virusit në masë dhe në mënyrë të shpejtë, bëri që shteti të aplikojë masa të rrepta të kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve dhe kjo ndikoi që numri i të infektuarve të mbahet nën kontroll.

Por, çfarë ndodhi me Kosovën? Kosova, si vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave, llogaritej se kishte lëvije më të vogël të qytetarëve të saj në vende europiane, ku virusi i ardhur nga Kina, kishte filluar të përhapej më herët. Gjithashtu, shteti edhe pse mori masa të ndalimit të lëvizjes së qytetarëve, ato nuk respektoheshin aq sa kërkohej dhe duhej.

- Advertisement -

Një menaxhim i tillë i situatës, bëri që javët e para të kufizimeve të lëvizjes së qytetarëve, pothuajse të shkonin huq, pasi numri i të prekurve me coronavirus vazhdoi të rritet ndjeshëm.

Qeveria, u detyrua të ndryshojë masat, duke vendosur kufizime shumë të ashpra, ku një qytetar brenda ditës ka të drejtë të dalë nga shtëpia e tij vetëm 90 minuta, dhe atë në një orar të caktuar sipas shifrës së parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

- Advertisement -

Për dallim nga Shqipëria e cila deri tani ka 26 të vdekur, në Kosovë rastet me fatalitet janë vetëm 15.

Por kjo nuk do të thotë se edhe këto shifra nuk do të ndryshojnë në ditët në vazhdim, për faktin se në Kosovë, rastet e para kanë filluar të shënohen më vonë se sa në Shqipëri, dhe shërimi i të prekurve vazhdon të jetë në numër më të madh.

Në Shqipëri deri tani janë shëruar 327 persona, ndërsa në Kosovë e cila ka më shumë të prekur janë shëruar vetëm 123 persona, që i bie se edhe 475 të tjerë akoma nuk e kanë kaluar sfidën me virusin i cili po vret qindra mijëra njerëz në të gjithë botën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit