1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hasani: Presidenti zgjidhet pas konstituimit të Kuvendit, u.d. i presidentit s’mund të mandatojë kryeministrin për formim të qeverisë

Rekomandime

Parlamenti i ri i Kosovës pritet të mblidhet të hënën dhe me këtë fillon edhe procesi i zgjidhjes së institucioneve të reja.

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani, thotë se menjëherë pas konstituimit të parlamentit të ri të vendit në radhë vjen zgjedhja e presidentit.

“Në kuadër të zgjedhjes së organeve të pushtetit nuk bën pjesë shefi i shtetit nuk është pushtet prandaj edhe figuron menjëherë pas Kuvendit si simbol i unitetit. Kështu është në të gjitha Kushtetutat. Mbi bazën e kësaj është krejt e natyrshme që të procedohet me zgjedhjen e presidentit menjëherë pas Kuvendit”, tha Hasani për VOA.

Arsye tjetër, thotë Hasani, është edhe fakti, se ai post ka mbetur bosh së pari. Kësisoj presidenti është dashur të zgjidhet në fakt, që para zgjedhjeve parlamentare.

- Advertisement -

“Sepse ai nuk duhet t’i nën shtrohet filtrimeve zgjedhore për shkak se as mandati dhe as zgjedhja e tij nuk lidhen me procese zgjedhore”, theksoi Hasani.

Hasani tha se kryetari i ri i parlamentit që do të zgjidhet të hënën bëhet direk ushtrues detyre i presidentit por se këtë mandat nuk mund ta ushtrojë përtej datës 6 maj të këtij viti, kur bëhen gjashtë muaj nga dita kur ka dhënë dorëheqje ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

“Nëse kalon afati gjashtë mujor ne e shkatërrojmë atë institucion dhe nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për legjitimim të organeve të tjera. Në mënyrë zinxhirore degjilitimohen organet e tjera dhe ne kthehemi në vitin zero”, theksoi ai.

Prandaj sipas Hasanit mossuksesi i përfaqësuesve të zgjedhur presidentin, përveç që e dërgon vendin në zgjedhje të reja, do të ishte gabim i madh dhe i pafalshëm.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhja e presidentit mund të shkojë në tri raunde.

“Numri i domosdoshëm që duhet të jenë aty është 80 në dy raundet e para dhe në raundin e tretë mund të jenë edhe 60”, shpjegoi Hasani.

Hasani tha se nëse nuk zgjidhet presidenti menjëherë pas konstituimit të parlamentit ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund të mandatojë kryeministrin për formim të qeverisë meqë sipas tij ushtruesi i detyrës nuk ka kompetenca të plota sikur presidenti i zgjedhur./voa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit