5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj e sfidojnë rëndë Albin Kurtin

Rekomandime

“Siç është e njohur tanimë për opinionin e gjerë publik, mos pajtimet dhe kundërshtimet e hapura politike ndërmjet Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, nuk janë të reja, zgjasin që disa vite me radhë dhe shkojnë deri atje sa që Kurti as që e ka njohur ndonjëherë kuislingun Hashim Thaçi për president të vendit. Ndaj edhe zhvillimet e fundit dëshmojnë se kuislingu Hashim Thaçi me lojërat e tilla politike ka për qëllim që me çdo kusht të krijojë një shkas apo shpik edhe alibi, për mos mandatimin e Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re, gjë që përbënë kërcënim serioz për paralizimin e jetës institucionale në vend dhe rrezik permanent për destabilizimin e gjithë Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kanë shfrytëzuar ditën e fundit të përcaktuar sipas ligjit në fuqi, për të emëruar në pozitën e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, derisa, Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI.

Të dyja këto emërime janë bërë pasi ditë më parë kishte dhenë dorëheqje nga pozita e kreut të AKI-së, kryespiuni, Shpend Maxhuni.

Analistët politikë kanë reaguar ndaj këtyre dy emërimeve të bashkë koordinuara mes Thaçit dhe Hardinajt, pasi që fillimisht kryeministri në detyrë nuk e ka pasur këtë kompetencë veprimi, dhe nga ana tjetër, të dy të emëruarit janë njerëz të politikës që bije ndesh me ligjin.

- Advertisement -

Sipas analistëve politikë, Kreshnik Gashi është një bashkëpunëtor i Hashim Thaçit, kurse Burim Ramadani bashkëpunëtor i Ramush Haradinajt.

Prandaj sipas tyre, ky veprim i Thaçit dhe Haradinajt konsiderohet edhe një skandal tjetër i radhës në Kosovë, ku po vazhdon politizimi dhe kapja e institucioneve shtetërore dhe rehatomi i njerëzve të tyre në pozitat kyçe.

- Advertisement -

Për këtë ka folur analisti politik, Gani Qarri, sipas të cilit ky është një pazar i akorduar i kësaj dyshe, ndonëse është një vendim i kundërligjshëm me qëllim për ta sfiduar dhe provokuar kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.

Aktet e fundit perfide të Don Kishotit dhe Sanço Panços kosovar, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, popullit të Kosovës dhe votuesve të 6 tetorit, ua dëshmojnë edhe një herë më tepër, se lojërat politike të kuislingut Hashim Thaçi, si aktori kryesor i të gjitha të këqijave që për dy dekada me radhë i kanë ndodhë këtij vendi, mbeten rrezik i përhershëm për gjithë Kosovën dhe qytetarët e saj’, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, edhe manovrimi i qëllimshëm i Komisionit Zgjedhor, Valdete Dakës dhe Hashim Thaçit me numërim e rinumërime të vendvotimeve, vonesa e rezultatit përfundimtar dhe zvarritja e certifikimit të zgjedhjeve, si dhe lojërat e fundit donkishotesketë orkestruara nga Thaçi dhe Haradinaj, po bëhen me qëllim të shtyrjes dhe pengimit të fituesve të zgjedhjeve për krijimin e qeverisë së re.

Pikërisht për shkak se Kurti ka mospajtime të mëdha me Hashim Thaçin, të cilin edhe nuk e njeh për President të shtetit.

Siç është e njohur tanimë për opinionin e gjerë publik, mos pajtimet dhe kundërshtimet e hapura politike ndërmjet Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, nuk janë të reja, zgjasin që disa vite me radhë dhe shkojnë deri atje sa që Kurti as që e ka njohur ndonjëherë kuislingun Hashim Thaçi për president të vendit.

Ndaj edhe zhvillimet e fundit dëshmojnë se kuislingu Hashim Thaçi me lojërat e tilla politike ka për qëllim që me çdo kusht të krijojë një shkas apo shpik edhe alibi, për mos mandatimin e Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re, gjë që përbënë kërcënim serioz për paralizimin e jetës institucionale në vend dhe rrezik permanent për destabilizimin e gjithë Kosovës”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, Qarri thotë se emërimet janë tërësisht të kundërligjshme, dhe duhet të hidhen poshtë nga qeveria në ardhje.

Sipas të gjitha normave ligjore, nga momenti kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen, Kosova gjendet në vakum institucional dhe pa qeveri legjitime, ndaj në “intermexon” pushtetore ndërmjet qeverisë në dorëheqje dhe asaj në ardhje, Haradinaj as Thaçi nuk guxojnë të ndërmarrin kokë më vete, vendime të tilla antiligjore, megjithatë ata vetëm pak kohë para formimit të qeverisë së re, vendosën kundërligjshëm njerëzit e vet në postet kryesore të AKI-s.

Për aq më tepër, kjo jo vetëm se nuk e ka penguar këtë tandem sharlatan, por kuislingu Hashim Thaçi dhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, morën edhe guximin, që qeverinë e re ta vejnë para aktit të kryer, duke emëruar bashkëpunëtorin shumëvjeçar të Thaçit Kreshnik Gashin në postin e kreut të AKI-së, ndërsa Burim Ramadanin anëtar i AAK-s dhe bashkëpunëtor i Haradinajt, në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky veprim është thellim akoma më i madh i kapjes së shtetit, pak para dorëzimit të pushtetit të humbur nga PAN-i.

Përderisa dihet mirëfilli se Gashi ishte bashkëpunëtor shumëvjeçar i Thaçit, kurse Ramadani anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe po ashtu bashkëpunëtor i Ramush Haradinajt, akti i tyre dëshmon edhe një herë më tepër se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, nuk e kanë kuptuar ende se i kanë humbur zgjedhjet ose nuk duan ta pranojnë as pas dy dekadash, se kanë rënë nga fuqia vendimmarrëse dhe janë de-legjitimuar nga sovrani.

Ndaj vet mënyra se si po vazhdon politizimi dhe kapja e institucioneve më të rëndësishme shtetërore prej tyre edhe në vakuumin institucional dhe “intermexon” pa qeveri legjitime, është edhe një skandal i radhës në Kosovë, siç nuk mund as guxon të ndodhë askund dhe në asnjë vend tjetër të rajonit e më gjerë”, theksoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri deklaroi se megjithëse për kohë të gjatë u fol e trumbetua se gjoja Haradinaj dhe Thaçi kishin mospajtime dhe kinse as nuk flisnin me njëri-tjetrin, shihet qartë se kur vjen puna për politizimin dhe kapjen e institucioneve shtetërore, ata që të dy janë të një mendjeje dhe në gjendje të bëjnë çmos në mënyrë që t’i rehatojnë njerëzit e tyre, dhe uzurpojnë pozitat kyçe të shtetit, ani pse kjo tanimë i takon qeverisë në ardhje të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Akti i tyre perfid, jo vetëm që dëshmon katërçipërisht se presidenti kuisling Hashim Thaçi, veçse ka filluar ta sfidojë hapur kryeministrin në ardhje Albin Kurtin, por është edhe një pazar donkishotesk i kësaj dyshe sharlatanë, si dhe një vendim i kundërligjshëm i Thaçit dhe Haradinajt, të cilin qeveria e re me tu vendosur në pushtet duhet ta shfuqizojë menjëherë, ndërsa “Don Kishotin” dhe “Sanço Pançon” kosovar, ti vejë para përgjegjësisë penale për pazaret dhe vendimet e tyre të kundërligjshme, të tashmet dhe në të kaluarën”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit