1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hashim Thaçi sfidon Qeverinë, frekuenton restorantin

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk i ka respektuar vendimet e Qeverisë në detyrë.

- Advertisement -

Ai është parë duke dalur nga një restorant javën e kaluar në qendër të Prishtinës.Më 13 mars ekzekutivi në detyrë nxori një vendim ku ndaloi punën në biznese, duke përfshirë edhe restorantet.

Këtë nuk e ka mohuar Thaçi kur është pyetur nga KALLXO.com se a ka qenë në atë restorant.

Ai tha se nuk i respekton vendimet e ekzekutivit të cilit i prin Albin Kurti por vetëm ato të Institutit të Shëndetësisë Publike.

- Advertisement -

“Ju e dini që se vendimet e Qeverisë sa i përket pandemisë janë shpallur antikushtetuese dhe nuk kam çka të shtoj më tepër atyre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i kanë shpallur veprimet e grupit të Kurtit si jo kushtetuese dhe shkeljeje e rënd e Kushtetutës, prandaj unë respektoj këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë e jo vendimet antikushtetuese të grupit të Kurtit dhe të tjerëve”, tha Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit