Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka bërë me dije se Thaçi e ka telefonuar për t’ia uruar Krishtlindjen.
“Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidentin Hashim Thaçqi. E falënderoj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen. Uroj që me Presidentin Thaqi dhe luftëtarët e tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.
Ndryshe, Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori.
https://www.facebook.com/dr.pallekaj/posts/3659707204089062