Haxhiu: Operacionin për kapjen e DR0GËS e autorizova unë

0
136

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e 400 kilogramëve K0KAlNË, të konfiskuara gjatë ditës së sotme në një kamion Lipjan.

Kamioni u tha se vinte nga Brazili, ndërsa në të kishte edhe mish.

Haxhiu ka thënë se aksioni është autorizuar nga vetë ajo, teksa ka shfaqur shpresën që operacioni të përfundojë me sukses nga organet kompetente.

“Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narktikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund”.

“Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente”, ka thënë ajo.

Ministrja ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie dhe operacionin e përbashkët.