0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haxhiu tregon për marrëveshjen që kishte Kadri Veseli me Bekim Jasharin

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka cilësuar të ngutshëm dhe të gabueshëm vendimin për kandidim për kryetar të Skenderajt.

Haxhiu në emisionin ‘DPT te Fidani’ thotë se, ish-kryeari i kësaj partie, Kadri Veseli, kishte thënë se nuk do të vendoste asnjëherë kundërkandidat ndaj një anëtari të familjes Jasharaj.

- Advertisement -

“Jam munduar me tërë qenien time me gjet një kompromis në Skenderaj që PDK-ja mos me garu kundër vlerave të saj, pra të mos garojë kundër emblemës së UCK. Në Skenderaj nuk do të duhej PDK-ja të garonte kundër Bekim Jasharit, dhe të vazhdonte koordinimin që e kishte në zgjedhjet e vitit 2017, kur PDK-ja me Kadri Veselin nuk vendosën kundër kandidat në raport me Bekim Jasharin”, tha Haxhiu.

Ai tha se këtë e ka thënë gjithmonë, por gjithashtu e kishte përsëritur edhe dy javë para se të arrestohej nga Gjykata Speciale, në një takim që kishte me Bekim Jasharin, Nuredin Lushtaku e që pjesë ishte edhe vetë ai, Bekim Haxhiu.

“Jo, e ka thënë edhe në të kaluarën si dhe dy javë para se të arrestohej nga Gjykata Speciale, ka thënë se deri sa të jem unë kryetar i PDK-së unë nuk i qes kundërkandidat një anëtari të familjes Jashari. E kam parë si të ngutshme dhe të gabueshme këtë kandidaturë nga kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi”, shtoi tutje Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit