1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Haziri: Armend Zemaj është meritori i menaxhimit të pandemisë deri tash

Rekomandime

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po thotë se komentet e tij se menaxhimi i Qeverisë Hoti është katastrofik kanë qenë dashamirëse.

- Advertisement -

Ai tani madje po lavdëron punën e Hotit, për të cilin tha se u infektua pikërisht për shkak të qeverisjes së tij të hapur dhe ndryshimit të menaxhimit, njofton Klan Kosova.

“Komentet e mia kanë qenë dashamirëse dhe s’e kam menduar në mënyrë të keqe në ditën kur e kam thënë se menaxhimi është katastrofik”.

“Hoti u infektua si pasojë e kontaktit të punës. Ai aplikoi një organizim të hapur të qeverisjes. Ai po bën qeverisje të hapur, të butë, frontale dhe në krye me veten e tij. Infektimi ka ardhur si pasojë e kontakteve sepse një kryeministër që shkon në terren, përfshirë edhe Klinikën Infektive dhe komunat, e ka ekspozuar veten dhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse u infektua”.

- Advertisement -

“75 për qind e të infektuarve janë punëtorë të sektorit publik dhe sektorit privat. Janë pasoja të punës”.

Haziri tha se nuk ishte vetëm Kosova që u hap dhe u rriten rastet, por se njëjtë ndodhi edhe në shumë shtete të tjera.

- Advertisement -

Prandaj, ai në Info Magazine të Klan Kosovës tha se meritat për menaxhimin e tanishëm e ka ministri i Shëndetësisë, bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj.

“Derti tash Armend Zemaj është meritor për menaxhim. Natyrisht, që në kuptimin menaxherial e ka një përvojë të bartur si ish-deputet dhe si Armend. Ai nuk është tip që koncentron, centralizon detyra dhe ndoshta kjo i ka kushtuar në javët e para në menaxhim, sepse është munduar të bëjë një dekoncentrim, një shpërndaje të detyrave në institucione të caktuara. Por, ligji për shëndetin në Kosovë dhe mënyrën e organizimit të institucioneve është i centralizuar dhe kjo është në shpërputhje me kulturën menaxheriale që e ka sot ministri i Shëndetësisë. Besoj që përvoja e këtyre ditëve dhe në veçanti koordinimi i mirë me IKSHPK-në mund ta lehtësojë shumë mënyrën e menaxhimit të pandemisë në tërë territorin e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit