6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kamberi kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria: Nuk mund të presim mëshirë nga Vuçiq e Daçiq

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kishte thënë se demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e diktatorit Millosheviq.

- Advertisement -

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të ashpra në Beograd, përfshirë edhe presidentin Vuçiq.

Kamberi në “Debat Plus” ka thënë se sa herë që është takuar me Vuçiqin ai asnjëherë nuk është shprehur i gatshëm të zgjidh problemet e shqiptarëve.

“E vërteta është se Serbia nuk është demokratike. Serbia cenon të drejtat e shqiptarëve dhe boshnjakëve ne Sanxhak”, tha ai.

- Advertisement -

Kamberi thotë se nëse Serbia do bashkëpunim me shqiptarët, ajo duhet të zbulojë se pari varrezat e shqiptarëve.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë thotë se Kosova duhet të kërkojë ta shtrojë edhe problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dialog.

- Advertisement -

“Pa ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë ne nuk mund të presim përmirësim të drejtave. Nuk mund të presim mëshirë nga Vuçiq, Berbabiç apo Daçiq, por duhet trysni mbi ta që të drejtat tona të respektohen”.

Kamberi thotë se Serbia nuk po respekton të drejtat e shqiptarëve që janë me kushtetutë, ndërsa kërkon nga Kosova që të tejkalojë Planin e Ahtisaarit për të drejtat e serbëve në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit