3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haziri e godet Kurtin që po thotë se Vjosa do të bëhet kryeparlamentare, e quan Mr.Bini

Rekomandime

Lutfi Haziri nënkryetari i LDK-së, dhe kryetar i shtabit zgjedhor të kësaj partie ka thënë në një tubim në Prishtinë se kandidatja më e fortë në këto zgjedhje është Vjosa Osmani të cilën sipas Hazirit nuk mundet me e thy askush. I njejti e ka krahasuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me komedianin Mr.Bean, raporton Gazeta Expreess.

- Advertisement -

“Prishtina e vjetër ska ndryshu qëndrimin politik, ka me shkaktu ndryshim në krejt Prishtinën në krejt Kosovën dhe jam i bindur se kjo po ndodhë falë punës së mire”, ka thënë Haziri.

I njejti ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun.

“Edhe presidenti natyrisht me madhështinë e tij me fuqinë e tij e ka karakterin e presidentit të dytë në histori, Fatmir Sejdiu, për shkak se gjithkund ku të shkojmë duhet me ndi si të tillë”, ka thënë Haziri, derisa ka folur për Sejdiun.

- Advertisement -

Sipas Hazirit, LDK këto zgjedhje do të ketë fitore me përmasa që disa do t’i shohin në ëndërr.

“Fitore me përmasa që me na pa në andërr e mu trishtu. Ne besojmë në Vjosën”, thotë ai.

- Advertisement -

Lutfi Haziri i ka krahasuar zgjedhjet e 6 tetorit me një luftë të titanëve, mirëpo, ai thotë se këtë luftë Vjosa Osmanin nuk mundet me e thy askush.

“Kjo garë është luftë e titanëve, por, më e forta në këtë luftë është Vjosa nuk mundet me thy kërkush. Në kohën modern titanët nuk janë njerëz të muskujve, por, në shekullin 21 titan quhet fuqia e mendjes. Nën dy e kam pas një shqetësim që dy tre javë më thojshin Lutë mos u lodh dil pak në komuna tjera se Prishtina nuk del në fushatë në tubime, kum besu gjithmonë, ani sot kur thanë po bjen edhe shi… jam kanë i bindur edhe jam i bindur edhe sot jo me ra shi e borë po edhe me ra sakica, ju keni me dal është mos me u ndalë. Pse duhet me besu si duhet me besu, se punën më të madhe edhe kryetari i saj e ka ba”, ka shtuar ai.

“Do lideruca kanë me e ngu kangën e Minatorit maçoku me çizme”, ka thënë tutje Haziri, derisa ka folur për kandidatët e partive tjera për kryeministër.

Lutfi Haziri tutje, ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin të cilin e ka krahasuar me komedianin Mr.Bean.

“Kurrë më ata me neve sun punojnë veç në TV kanë me na pa, edhe ata nëse ju jep naj pare Edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre. Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit me ba me qytetarët”, tha Haziri para qytetarëve të Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit